Opoja.net

24 vjeçri humbi jetën pasi u rrëzua nga kali, flasin dëshmitarët e rastit tragjik në Dragash

Se si ndodhi rasti tragjik tregojnë dëshmitarët.

Në Dragash ka humbur jetën aksidentalisht 24 vjeçari Muhamer Mustafa që njihej edhe si kalorësi i shpejt i Brodosanës.

Kalërimin e kishte pasion dhe këtë Muhamer Mustafa e kishte shprehur qysh moti. Por dita e premte ishte fatale për të teksa ishte me kali.Dëshmitarët kanë versione të ndryshme për rastin.

Muhameri ishte së bashku me Durim Salihun i cili rrëfeu ngjarjen.Sipas Durimit gjithçka kishte ndodhur kur ata kishin ndaluar kuajt.E Muhameri më pas ishte rrëzuar nga kali.

Ushtrimet ai po i bënte për të marrë pjesë në garën tradicionale që mbahet më 16 qershor në ditën e çlirimit të Dragashit e që organizohet nga Behar Salihu, bashkëfshatar i të ndjerit.24 vjeçari kishte pak ditë që ishte kthyer nga Mali i Zi, pasi atje punonte në ndërtimtari.

Lajmin e kobshëm familja e tij e kishte marrë tek pasi ai kishte ndërruar jetë.
Rastin e Muhamerit e përjetuan rëndë të gjithë në fshatin Brodosanë të cilët morën pjesë dhe në varrimin e tij të shtunën.

Ndërkohë kryeprokurori i Prizrenit Avni Shala tha se rasti është cilësuar si aksident dhe se nuk ka asgjë të dyshimtë.

Mos i humb

Sot po bëhet vlerësimi ndërkombëtar TIMSS, me nxënësit e komunës së Dragashit

Opoja.net

Udhëheqësi i sektorit të bujqësisë së Dragashit po qëndron për vizitë studimore në Lubjanë të Sllovenisë

Opoja.net

Me rastin e Ditës së Librit, Qendra e VV në Sharr dhurojnë libra në Biblotekën e Qytetit

Opoja.net

Nxënësit e shkollës “28 Nëntori” në Bresanë mbollën lule për nder te ditës së Tokës

Opoja.net

Ciceronët e ardhshëm të gjuhës angleze prezantuan vendet turistike të Prizrenit

Opoja.net

Fitim Tefiku nga Opoja pjesë e sportit më të ri të Kosovës ” Badminton “

Opoja.net

Janë mbajtur ligjërata nga të rinjet e kuvendit të Dragashit për nder të Javës Ekologjike

Opoja.net

Lëvizja VV në Sharr me aksion simbolik për Ditën Ndërkombëtare të Tokës

Opoja.net

Çudia e fundit në Restelicë, delja hypi mbi kulmin e një shtëpie (Foto)

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net