Opoja.net
Meka Mish

Përfundon asfaltimi i rrugës Brrut – Trokan, Prizreni më afër për 5 kilometra

Të shtunën më 8 shtator, ka përfunduar asfaltimi i pjesës së mbetur të rrugës Brrut – Trokan.

Mbarimin e asfaltimit të rrugës e ka njoftuar kompania përgjegjëse “Renelual Tahiri” përmes një video të shpërndarë në Facebook.

Rruga Brrut – Trokan kishte filluar së ndërtuari në qershor të vitit të kaluar dhe ka një gjatësi prej 4 kilometrave, përcjell OpojaSot.

Rruga Brrut – Trokan

Ky projekt trevjeçar është një investim i Ministrisë së Infrastrukturës dhe buxhetit të Kosovës i ka kushtuar 450 mijë euro.

Ky segment rrugor është një alternativë e rrugës së vjetër e cila kalon prej Brrutit, në Bellobrad, Zym, Tyrbe e Pllavës dhe së fundmi në Trokan dhe ka një gjatësi prej 9 kilometrash.

Duke pasur parasysh se rruga e vjetër kalon nëpër zona të banuara, rruga e re përveq që është më e shkurtër për 5 kilometra, kalon nëpër një zonë të pabanuar dhe llogaritet që shkurton kohën e udhëtimit nga 8 deri në 10 minuta./Opoja Sot/

Mos i humb

Kryetari Shabani anulon konkursin për mësimdhënës të kimisë në shkollën e Kosavës

Fari Kolloni

Banorët e Blaçit mbesin mbi 35 orë pa ujë, akuzojnë Komunën dhe operatorin ekonomik për keqmenaxhim të projektit

Fari Kolloni

Qytetari nga Brruti: zv/Kryesuesi i KK në Dragash e udhëheq komunën paralele të Gorës

Fari Kolloni

Nga QKMF e Dragashit paratë nuk depozitohen me kohë në llogari

Fari Kolloni

Drejtoria e Arsimit në Dragash nuk jep llogari për pagesat jashtë orarit dhe përvojat e punës

Fari Kolloni

Komuna e Dragashit do të blejë disa aparatura për QKMF-në

Fari Kolloni
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net