74 aksidente trafiku brenda 24 orëve, Policia apelon tek qytetarët për kujdes

Opoja.net Opoja.net Kronika

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit kanë ndodhur 74 aksidente trafiku.

Sipas njoftimit, 24 nga këto aksidente kanë qenë me të lënduar ndërsa 50 të tjerë pa të lënduar, përcjell Ballkani.info.

Reshjet e mëdha të borës, kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe janë bërë shqetësim edhe për qytetarët.

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka bërë thirrje për vigjilencë më të madhe në qarkullim e gjithashtu ka kërkuar nga drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e komunikacionit. /Ballkani.info

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-