Opoja.net

A do të luajë Kosova me tifozë kundër Malit të Zi?

A do të luajë Kosova kundër Malit të Zi pa tifozë? Presidenti i UEFA-s tregon ndëshkimet e mundshme.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, i ka treguar ndëshkimet e mundshme për malaziasit, pas incidentit në ndeshjen kundër Anglisë, në kuadër të kualifikimeve për EURO 2020.

Pas thirrjeve raciste që malaziasit i kishin bërë në drejtim të futbollistëve me ngjyrë të Anglisë, ishte folur për mundësinë që ndeshja e radhës për Malin e Zi, kundër Kosovës, të zhvillohet pa tifozë në stadium.

Gjatë ndeshjes mes Malit të Zi dhe Anglisë, e cila përfundoi me rezultat 5:1 për anglezët, paraqitjet e dy skuadrave mbetën nën hijen e thirrjeve raciste nga tifozët malazias në drejtim të futbollistëve me ngjyrë të ekipit të Anglisë.

Callun Hudson-Odoi, Raheem Sterling dhe Danny Rose ishin caku i këtyre thirrjeve të tifozëve malazias dhe pas ndeshjes ata kërkuan që UEFA t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e mundshme për t’i ndëshkuar malaziasit.

Nëse UEFA vendos ta ndëshkojë Malin e Zi me ndeshje pa tifozë në stadium, atëherë ky ndëshkim do ta prekte edhe ekipin kombëtar të Kosvoës, pasi që ndeshja e radhës për malaziasit do të jetë kundër “Dardanëve”.

Edhe vetë Ceferin ka bërë të ditur se mundësia më e madhe është që të ketë pezullim të tifozëve apo ndëshkim me para. Ndërsa, nëse incidentet e tilla vazhdojnë, atëherë ekipi kombëtar mund të largohet nga gara.

“Nuk shoh ndonjë ndëshkim më të rëndë sesa pezullimin e tifozëve, zhvillimin e ndeshjeve prapa dyerve të mbyllura për tifozë, që ka ndodhur disa herë në Kroaci, dhe ndëshkimet me para”.

“Nëse kjo gjë përsëritet vazhdimisht, atëherë ne mund ta largojmë një klub apo një ekip kombëtar nga gara. Çdo gjë është e mundur. Por, ky do të jetë opsioni i fundit”.

Ndeshja mes Malit të Zi dhe Kosovës do të zhvillohet më 7 qershor në Podgoricë, në kuadër të Grupit A për kualifikim në EURO 2020. Për momentin, Anglia e zë vendin e parë në tabelën e Grupit A, Kosova në vendin e tretë, ndërsa Mali i Zi në vendin e katërt. Në këtë grup garojnë edhe Bullgaria dhe Republika Çeke.

Mos i humb

Barcelona fiton ndaj Alavesit, një hap larg titullit

Opoja.net

Zidane e zgjedh portierin e parë të Real Madridit – Navas qëndron, Courtois largohet

Opoja.net

Nis shitja e biletave për ndeshjen Bullgari – Kosovë, këto janë çmimet

Opoja.net

Ekipi i xhudos me në krye Majlinda Kelmendin përfaqësojnë Kosovën në Minsk 2019

Opoja.net

Klubet italiane dhe gjermane kanë shprehur interesim për Vedat Muriqin

Opoja.net

Fitim Tefiku nga Opoja pjesë e sportit më të ri të Kosovës ” Badminton “

Opoja.net

Barcelona, gjashtë ndeshje për ta siguruar tripletën

Opoja.net

Vedat Muriqi nuk ka të ndalur, shënon gol në udhëtim te lideri Basaksehir

Opoja.net

Reali interesohet për një katalunas, Grimaldo objektiv i Los Blancos

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net