Opoja.net

A e keni ditur pse nuk duhet të dilni duke qeshur në foton e pasaportës!?

Kuriozitete
A e keni ditur pse nuk duhet të dilni duke qeshur në foton e pasaportës!?

Jeni mësuar tashmë që fotografitë e të gjithëve në pasaporta t’i shihni pothuajse me të njëjtën shprehje të fytyrës.

Por, a e keni ditur arsyen pse praktikohet një gjë e tillë!?

Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil rekomandon që fotot e pasaportave të kenë një “shprehi neutrale” që të përdoren nga sistemet e njohjes së fytyrës apo nga punonjësit e pikave doganore që duhet të bëjnë krahasimin. Kjo teknologji kërkon disa standarte.

Kur p.sh goja është e hapur në një foto pasaporte, kjo e vështirëson punën e aparaturës që ka si funksion njohjen e fytyrës apo të punonjësit të pikës kufitare që duhet të bëjë krahasimin me sy. Në funksion të këtij sistemi janë edhe përmasat e fotos, ndriçimi, sfondi i fotos etj.

Në këtë mënyrë, makineria që skanon foton bën një hartë matematikore duke llogaritur distancën mes syve, hundën etj. Çdo gjë që fsheh ose shtrembëron këto elemente, si p.sh. vënia e syzeve apo edhe buzëqeshja, redukton efektivitetin e algoritmit që përdoret.

E njëjta gjë do të ndodhte edhe me njerëzit që duhet të bëjnë krahasimin mes personit që kanë përballë dhe personit të fotografuar në pasaportë. Realisht, pak persona janë të buzëqeshur kur zbresin nga avioni pas një udhëtimi 12 orësh ose kur merren në pyetje në kufi.

Ndaj, fotoja e pasaportës duhet të jetë me shprehi neutrale.

Loading...

Mos i humb

Këto janë dhjetë shtetet më të fuqishme në botë për vitin 2020

Opoja.net

21 vite nga hyrja e Euros si monedha e re në Evropë

Opoja.net

Bleu orën e vjetër të murit në treg, gjermani habitet kur brenda i gjen 50 mijë marka

Opoja.net

Turqi, zbulohen fosile 9 milionë vite të vjetra

Opoja.net

A mund t’i gjeni tetë ndryshimet në imazhe?

Opoja.net

Shitet në Gjermani Golf 2-shi që ka të kaluara vetëm 30 km për 30 vjet

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net