Opoja.net

A mundet mjalti të na i zbusë simptomat e alergjisë pranverore?

Kur zgjaten ditët dhe koha përmirësohet, simptomat e tmerrshme të alergjive pranverore janë të pamëshirshme ndaj nesh

Nëse vuani nga alergjitë pranverore, me siguri keni provuar çdo gjë deri tani për t’i eliminuar ato, transmeton Telegrafi.

Jemi të sigurt që keni provuar mjaft ilaçe kundër alergjive, mirëpo asnjëri nuk ka qenë i efektshëm në afat të gjatë.

Çfarë po ndodh me ilaçet natyrale? Për shembull, me mjaltin. Shumica tregojnë që mund të ndihmojë te alergjitë, ekspertët nuk mund të pajtohen.

– Edhe pse ka shije të mrekullueshme, është legjendë urbane që mjalti mund t’i zbusë simptomat e alergjive të sezonit, sepse përmban polen nga rajonet të cilat jetojmë, thotë alergologu dhe imunologu dr. David Bernstein.

Edhe pse mjalti vërtet përmban polen dhe nuk përmban polen të caktuara nga ajri, i cili shkakton alergjitë e sezonit, por i cili përhapet nëpërmjet ajrit.

Për t’u shëruar në mënyrën më të përshtatshme, shkoni te mjeku dhe tregojani simptomat tuaja, ai do t’ju propozojë terapinë në harmoni me anamnezën tuaj.

Pos ilaçeve, ekziston edhe imunoterapia e cila te disa pacientë ka dhënë rezultate të shkëlqyeshme.

– Imunoterapia alergjike është mënyra më e mirë që trupi juaj të përshtatet dhe të reagojë ndryshe ndaj alergjenëve nga ambienti.

Ka ndihmuar te 80 për qind e pacientëve të cilët i janë nënshtruar imunoterapisë. Fatkeqësisht, ajo që neve na përket është që duhet të bëjmë atë që nevojitet mjaft kohë që vërtet të ketë efekt.

Zakonisht nënkupton injeksionet të cilat i marrin një herë në javë në disa muaj të parë, mirëpo më vonë marrin një herë në muaj deri në 5 vjet, ka thënë dr. Bernstein. /Telegrafi/

Mos i humb

MSh: Vaksinimi, mënyra më e lirë dhe më efikase për mbrojtjen e fëmijëve nga sëmundjet

Opoja.net

Doktorët e syve i tregojnë këshillat që duhet t’i ndiqni për të mos pasur nevojë për syze

Opoja.net

Shkollimi ndërlidhet me një zemër më të shëndetshme

Opoja.net

Me qumësht kundër sëmundjeve të eshtrave

Opoja.net

Perime të cilat pastrojnë organizmin

Opoja.net

Çka është leukemia, si shkaktohet dhe llojet e saj

Opoja.net

A duhet të shqetësohemi për këtë shenjë në syrin tonë? Çfarë është ajo dhe si kurohet

Opoja.net

Kur rrezikohet shikimi i fëmijëve

Opoja.net

Përse bebet e duan lojën e fshehjes?

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net