Opoja.net
Meka Mish

A po anulohen fluturimet në “Adem Jashari”, pas reshjeve të borës?

A po anulohen fluturimet në “Adem Jashari”, pas reshjeve të borës?

Reshjet e dendura të borës që nuk janë ndalur tashmë që dy ditë në Kosovë, kanë shkaktuar kaos në të gjitha rrugët në vend.

E gjendje të ngjashme ka edhe aeroporti i Prishtinës.

Ndonëse nuk ka pasur anulime të fluturimeve, shumica e tyre kanë pasur vonesa në nisje.

Zëdhënësi i Aeroportit Unidon Krasniqi, ka thënë se fluturimet nuk janë anuluar por moti i lig ka shkaktuar vonesa në nisje.

“Deri më tani nuk ka pasur asnjë anulim, fluturimet e mëngjesit janë nisur të gjitha, por në shumicën e tyre ka pasur vonesa” ka thënë Krasniqi për Gazetën Blic.

Si pasojë e reshjeve shumica e rrugëve në vend, e sidomos ato në kryeqytet janë bllokuar.

Gjendje e rëndë paraqitet edhe në rrugën e kombit, e cila është e pakalueshme.

Ministria e Infrastrukturës dhe Policia po bëjnë thirrje të vazhdueshme për kujdes në vozitje

KG 3

Mos i humb

Haradinaj mirëpret Metën në Prishtinë: Angazhimi i përbashkët përballë sfidave, fuqizon faktorin shqiptar

Opoja.net

‘Dialogu Kosovë-Serbi duhet të vazhdojë me njohje reciproke’

Opoja.net

Arrestohet serbi i dyshuar për vrasjen e civilëve gjatë luftës në Lipjan

Opoja.net

“Presidenti do ta mbyllë marrëveshjen finale me Serbinë”

Opoja.net

Çfarë e pret Ramush Haradinajn?

Opoja.net

Komandanti i NATO-s për Evropë: Dialogu Kosovë-Serbi, garanci për stabilitet

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net