Opoja.net
Meka Mish

Windows 10 tani është i instaluar në mbi 800 milionë pajisje

Gati gjashtë muaj pasi Microsoft njoftoi se Windows 10 është instaluar në 700 milionë pajisje, kompania tani po konfirmon se është në 800 milionë.

Si gjithmonë, pjesa më e madhe e këtij numri përbëhet nga PC, por gjithashtu përfshin Xbox, HoloLens, telefonat e kompanisë, pajisjet IoT dhe çdo gjë tjetër që mundësohet nga Windows 10.

Ka pasur rreth gjashtë muaj mes kohës kur firma njoftoi 600 milionë dhe kur konfirmoi 700 milionë, me një numër alarmesh të rreme ndërmjet.

Në atë kohë, Microsoft ndryshoi në të vërtetë mënyrën se si llogaritë përdoruesit aktiv të Windows 10. Ndryshime të tjera u bënë edhe në organizatë, siç është shefi i Windows, Terry Myerson, i cili e ka lënë kompaninë.

Windows 10 do të jetë katër vjeç në korrik, dhe siç mund të kujtoni, Microsoft fillimisht kishte planifikuar që të instalohej në mbi një miliardë pajisje në dy deri në tre vjet.

Kompania më vonë u tërhoq nga ky premtim, duke cituar biznesin e dështuar të telefonit. I panjohur në atë kohë ishte fakti se Microsoft kishte planifikuar të shuante Windows 10 Mobile plotësisht. /Telegrafi

Gjiganti

Mos i humb

Facebook lanson aplikacionin për takime dashurie, Facebook Dating

Opoja.net

Filtri i ndërrimit të gjinisë, rrit për shtatë milionë numrin e përdoruesve në Snapchat

Opoja.net

BE-ja me ligje të reja për ndëshkimin e sulmeve kibernetike

Opoja.net

Instagram shton ‘Stories’ në sektorin Explore

Opoja.net

Facebook konfirmon ndryshimet në platformë, do të shfaq postime më të rëndësishme për ju

Opoja.net

WhatsApp: Hakerët kanë sulmuar përdoruesit në iPhone dhe Android, përmes kodit

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net