Opoja.net

Afaristi Piraj hap debatin: Kosova është vendi me më shumë nevojë për punëtorë në Evropë

Kosova

Afaristi i njohur nga Plava, Burim Piraj, pronar i kompanisë ‘Meka’, përmes një shënimi në rrjetin social Facebook, ka hapur një temë të ndjeshme, siç është ajo e punësimit dhe punimit të tokave, shkruan Opoja Sot.

Ai ka shkruar se Kosova ka mungesë të fuqisë punëtore, dhe se shumë ara e fusha kanë mbetur djerrina.

Piraj ka ‘fajësuar’ edhe mërgimtarët, pasi sipas tij ata nuk po e tregojnë të vërtetën se si fitohen të ardhurat në vendet ku ata punojnë. /Opoja Sot/

Më poshtë po u japim shënimin e plotë të afaristit Piraj

Kosova është vendi me më shumë nevojë për punëtorë në Evropë!

Sa shumë ara dhe fusha kanë mbetur djerrina në mungesë të fuqisë punëtore!
Edhe ata që i kanë arat e veta ankohen se nuk kanë, fasule, patate, perime, pemë dhe zarzavate të tjera!

A mos ndokush po ëndërron se bashkësia ndërkombëtare duhet me ja lëvrua arën e me ia mbjellë të korrurat?

Kosovën e braktisin pa punëtorët me ëndrrën e kahershme me gjet një punë që “tërë ditën rri”.

Punë e tillë nuk ka ekzistuar asnjëherë! Po kur kanë ardhur nga perëndimi gurbetqarët për të mos i treguar të tjerëve se në punën që punon tërë ditën se qon as kokën lartë ju kanë thënë njerëzve se e ka atje një punë që tërë ditën rri!

Jeta është e shkurt dhe shumë e vështirë për pa punëtorët!

Puna është një prej faktorëve thelbësor që njeriut i sjell të mira dhe lumturi në jetë!

Loading...

Mos i humb

Kosova e painteresuar t’i hyjë garës për armatosje

Opoja.net

FSK-ja pjesë e ushtrimit shumëkombësh në Gjermani

Opoja.net

Rrënohet një objekt pa leje në Prizren

Opoja.net

Bllokadë totale në Aeroportin e Prishtinës si pasojë e grevës së punëtorëve

Opoja.net

Moti në pesë ditët e ardhshme, temperaturat deri 33 gradë Celsius

Opoja.net

Kosovari arrestohet në kufi, i gjetën mbesën në bagazh

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net