Opoja.net
Meka Mish

Agjencia për Ndihmë Juridike Falas edhe në Komunën e Dragashit

Agjencia për Ndihmë  Juridike Falas, me mbështetje të Bashkëpunimit Gjerman për Zhvillim, është në fazën e implementimit të Projektit në nëpërmjetë zyreve mobile, për ofrimin e shërbimeve juridike falas, për  të  gjithë  qytetarët e Komunës së Suharekës dhe Dragashit.

 

Agjencia  për Ndihmë  Juridike Falas, është  institucion i cili ofron ndihmë juridike falas për  të gjithë qytetarët të  cilët i plotësojnë  kriteret e përcaktuara me Ligjin për Ndihmë  Juridike Falas.

 

Agjencia për Ndihmë Juridike Falas  rregullon krijimin e një sistemi funksional për ndihmë juridike falas, në procedurën civile, penale, administrative dhe kundërvajtëse, nëpërmjetë së cilës sigurohet qasja efektive në drejtësi për qytetarët të cilët nuk kanë mjete të mjaftueshme financiare.

 

Ftohen të gjithë qytetarët e Komunës së  Suharekës dhe Dragashit,  të cilët nuk kanë pasur mundësi të realizojnë të drejtat e tyre për shkak të mjeteve financiare, të drejtohen në zyrat mobile për të përfituar shërbime juridike profesionale falas.

 

Zyrtari për Ndihmë Juridke Falas eshtë, z. Veton Halili, dhe do të punojë sipas këtij orari;

 

  • të hënën prej ores 08 00 deri në oren 16 00 do në Prizren Objekti i Prokurorise Themelore
  • të marten prej ores 08 00 deri në oren 16 00 në Suharekë Qendra për Punë Sociale
  • të merkuren prej ores 08 00 deri në oren 16 00 në Suharekë Qendra për Punë Sociale
  • të enjeten prej ores 08 00 deri në oren 16 00  në Dragash Qendra për Punë Sociale
  • të premten prej ores 08 00 deri në oren 16 00  në, Dragash Qendra për Punë Sociale

 

Zyrtarin mund të kontaktoni përrmes telefonit +383 49 585 768, 029 230 554

 

Agjencia për Ndihmë Juridike Falas është vendi i duhur, në të cilën mund të drejtoheni për realizimin e drejtës tuaj.

Mos i humb

MOBILERIA “ COLI DEKOR”, FAL FUNKSIONIMIT TË SUSKESSHËM, HAPI EKSPOZITUREN E SAJ TË RE NË BREZNE TË DRAGASHIT

Opoja.net

Nga janari tatim për pronën bujqësore e pyjore

Opoja.net

Njoftim – Ky është linku përfundimtar për IP-in e RTV Pendimit

Opoja.net

Mbahet manifestimi letraro-kulturor ‘Sofra e Ymer Prizrenit’

Opoja.net

Agjencia kreative e dizajnit “Rraha Design” më afër klientëve me dizajn të ri

Opoja.net

“Arti-Spahiu” kompania që po bën emër për pastërti

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net