Aksident i rëndë në rrugën Prizren-Dragash, tetë persona të lënduar

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kronika Opoja

Sot rreth orës 11:00 në rrugën magjistrale Prizren-Dragash në afërsi të Trekanit, ka ndodhur një aksident i  rëndë komunikacioni, në të cilin ndodhen tetë persona të lënduar, bëjnë të ditur burimet e “Opoja.net-it” nga vendi i ngjarjës.

Policia e Kosovës ka arritur në vendin e ngjarjës dhe janë duke u marrë me rastin.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, një BMW me targa (01) nga rajoni i Prishtinës, dhe një tjetër vetur me targa (04) nga treva e gorës.

Opoja.net mëson se në aksident janë lënduar 8 përsona, njëri në gjendje mjaftë të rënd. Së shpejti do të japin edhe detaje tjera të marra nga Policia e Kosovës.

© Opoja.net

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-