Aksidentoi për vdekje vogëlushen në Zaplluxhe, dënohet me gjobë

Opoja.net Opoja.net Kronika

Një burrë nga Prizreni me inicialet V.L u dënua me gjashtë muaj burg për rrezikim të trafikut por që ky dënim iu zëvendësua me 1 mijë e 500 euro gjobë.

Gjykata Themelore e Prizrenit e shpalli fajtor V.L. nga Prizreni, për shkak se ka kryer veprën penale rrezikim i trafikut.

Gjyqtari gjykues duke aprovuar pëlqimin e të akuzuarit për zëvendësimin e dënimit me burgim në dënim me gjobë, dënimi me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë muajve, i’u zëvendësua në dënimin me gjobë në shumën prej 1.500 euro.

Sipas aktakuzës, i pandehuri më 6 qershor 2017 në në fshatin Zaplluzh – Komuna e Dragashit, duke drejtuar automjetin transportues “Daimler Crusler” të Sh.P.K, “Kajmak – Algida” nuk ia ka përshtatur kushteve dhe rrethanave në rrugë duke mos i kushtuar kujdes të duhur këmbësorëve, përderisa ishte duke lëvizur mbrapa (rikferc) e godet këmbësoren – viktimën A.A., me gomën e pasme të anës së djathtë të automjetit, ku viktima ishte me një fëmijë tjetër 5 vjeçar duke u kthyer për në shtëpi.

V.L së bashku me bashkudhëtarin e tij pas goditjes së viktimës ishin larguar pa u ndalur, viktima ishte dërguar nga prindi në ambulancën e fshatit pa shenja jete ku i ishte konfirmuar vdekja./Kallxo.com

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-