Aksion i gjerë në Opojë për të ndihmuar Gentiana Qafleshin

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Pak ditë pasi në rrjetet sociale u lajmërua se e reja nga fshati Bellobrad, Gentiana Qafleshi, vuan nga një sëmundje e rëndë, treva e Opojës dhe diaspora e saj janë mobilizuar për të ndihmuar në shërimin e saj.

Të martën dhe të mërkurën, familjarë dhe të afërm të Gentianës kanë filluar një aksion të gjerë të ndihmuar edhe nga banorët e fshatrave, duke kërkuar ndihma financiare derë më derë.

Sipas burimeve të Opoja Sot, ndihma nga fshatrat e Opojës nuk po mungon, por ndihma më e madhe ka ardhur nga diaspora, sidomos nga ajo e Bellobradit.

Ndërsa sot është lansuar edhe kampanja e operatorit telefonik IPKO, e cila do të vazhdoj deri më 14 shkurt, ku të gjithë mundë të ndihmojmë duke dërguar një sms në numrin 55049 me tekst Gentiana.

Vlera e një SMS-i është 1 (një) euro dhe të gjitha të hollat e mbledhura destinohen për shërimin e saj. /Opoja Sot

Ta ndihmojmë Gentiana Qafleshin!

Dërgoni SMS në numrin 55049 me tekst Gentiana për ta ndihmuar 20 vjeçaren, e cila vuan nga Pantycopenia apo anemia hipoplastike.

Shpërndajeni këtë postim që sa më shumë persona ta shohin thirrjen për të ndihmuar rastin.

Vlera e një SMS-i është 1 (një) euro. Të gjitha të hollat e mbledhura destinohen për shërimin e saj.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-