Opoja.net
Meka Mish

Amazon parakalon Microsoft-in dhe Apple për herë të parë

Amazon parakalon Microsoft-in dhe Apple për herë të parë

Kompania e shitjeve online, Amazon është sot firma publike me vlerën më të madhe në botë, pasi çmimi i aksioneve të saj e kapërceu atë të Microsoft-it dhe të gjigantëve të tjerë amerikanë të teknologjisë.

E themeluar përpara 25 vjetësh, Amazon me seli në Seattle, u rendit në krye të listës falë rritjes së aksioneve me 3.4%, që ia çuan vlerën e tregut në 797 miliardë dollarë, duke spostuar kështu në vend të dytë Microsoft-in.

Themeluesi i saj, Jeff Bezos arriti ta transformonte Amazon nga një kompani online librash, në një gjigant që tregton lloj-lloj mallrash.

Sipas indeksit të miliarderëve të Bloomberg-ut, vetë Bezos është njeriu më i pasur i botës, me 135 miliardë dollarë në llogaritë e veta bankare.

Apple ka qenë prej kohësh kompania më e madhe në botë për nga kapitali në treg, por aksionet e saj kanë rënë që nga nëntori, pasi shitjet e iPhone në Kinë, një treg kyç për Apple kanë nisur të shënojnë rënie.

Tashme ajo listohet e katërta, pas Amazon, Microsoft dhe Google./

Mos i humb

Disa mënyra për parandalimin e vjedhjes së veturës nga hajnat

Opoja.net

Samsungu paditet pasi thoshte që telefonat e saj janë rezistent ndaj ujit

Opoja.net

Dropbox Transfer mundëson dërgimin deri 100 GB fajlla

Opoja.net

Dizajnuesi i iPhone largohet nga Apple, njeriu që Steve Jobs e kishte quajtur “partner shpirtëror”

Opoja.net

Google po teston një metodë për ndarjen e kërkimeve tuaj me të tjerët

Opoja.net

YouTube po konsideron bartjen e tërë materialit për fëmijë në YouTube Kids

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net