Opoja.net
Meka Mish

Ancelotti e konfirmon: Hysaj dëshiron të qëndrojë te Napoli

Ancelotti e konfirmon: Hysaj dëshiron të qëndrojë te Napoli

Elseid Hysaj duket se do të vazhdoj të mbetet pjesë e Napolit.

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë nuk po kalon nëpër një moment të mirë tek klubi italian pasi ka humbur vendin e titullarit.

Agjenti i lojtarit Guifredi ka dhënë shumë deklarata në ditët e fundit në mediat italiane.

Ai ka kërkuar largimin e Hysajt nga Napoli, duke kërkuar nga klubi t’i ulë kërkesat për lojtarin ose ta rikthejnë në formacionin bazë.

Por në ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Sassuolos, Hysaj ka qenë titullar dhe për të ka folur edhe trajneri Carlo Ancelotti.

Elseid Hysaj. (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

“Hysaj bëri një ndeshje përgjithësisht të mirë mbrëmë, pati dhe gabime. Mendoj që situata e tij është menaxhuar mirë”.

“Gjatë një sezoni mund të ketë ulje dhe ngritje. Kam folur me të dhe ai është shprehur se dëshiron të qëndrojë këtu”.

“Ne kemi respekt për të, ai dhe agjenti i tij mendoj se janë të qetë në tani”, është shprehur Ancelotti.

Napoli pas triumfit 2-0 ndaj Sassuolos ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Italisë. /Telegrafi/

Mos i humb

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Liga e Kampionëve nis në Kosovë

Opoja.net

Portieri largon topin me dorë, Suarez kërkon penallti

Opoja.net

Nga Shaqiri deri te Sanchez: Tetë lojtarët që tregojnë gjithmonë formë të lartë me kombëtaret

Opoja.net

Muriqi udhëton drejt Stambollit, arrin marrëveshje me Galatasarayn

Opoja.net

Majlinda Kelmendi stoliset me medaljen e parë të artë në Lojërat Evropiane pas triumfit ndaj ruses në Minsk 2019

Opoja.net

Porto në bisedime të avancuara me Buffonin

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net