Opoja.net
Meka Mish

Apple Music tani ka mbi 56 milionë abonues

Ndërsa Apple Music mori një fillim të mëvonshëm në krahasim me shërbimet e tjera të transmetimit të muzikës, duket se po zë hapin shumë shpejt. Më parë këtë vit u raportua se Apple Music kishte rreth 50 milionë abonentë, por tani sipas shifrave të fundit nga Financial Times, duket se ky numër është rritur në 56 milionë në më pak se një vit.

Është e paqartë se sa të sakta janë këto shifra, por nuk është për tu habitur që numrat po rriten ashtu siç është bërë deri më tani. Duket gjithashtu se kjo rritje e abonentëve është si rezultat i qasjes agresive të Apple ndaj shërbimit, ku duket se po dalin nga zonat e tyre të rehatisë me ide.

Kjo është sipas një ekzekutivi të lartë, i cili tha se “Apple doli në treg me një produkt inferior tre vjet më parë. Apple Music nuk u bë produkt spektakolar si iTunes. Megjithatë, shërbimi po bëhet më serioz, ekipa po vijnë tek ne me ide të reja gjatë gjithë kohës.”

Ka pasur gjithashtu një raport në të kaluarën që sugjeroi se përsa i përket tregut muzikor të SHBA, Apple Music mund të ketë kaluar tashmë Spotify, edhepse për pjesën më të madhe, Spotify është lideri i përgjithshëm. /Telegrafi/

Gjiganti

Mos i humb

Facebook lanson aplikacionin për takime dashurie, Facebook Dating

Opoja.net

Filtri i ndërrimit të gjinisë, rrit për shtatë milionë numrin e përdoruesve në Snapchat

Opoja.net

BE-ja me ligje të reja për ndëshkimin e sulmeve kibernetike

Opoja.net

Instagram shton ‘Stories’ në sektorin Explore

Opoja.net

Facebook konfirmon ndryshimet në platformë, do të shfaq postime më të rëndësishme për ju

Opoja.net

WhatsApp: Hakerët kanë sulmuar përdoruesit në iPhone dhe Android, përmes kodit

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net