Opoja.net
Meka Mish e re

Apple shpallet brendi më i vlefshëm në botë për vitin 2018

Në vitin 2018, marka më e vlefshme në botë është Apple, vlera e së cilës kap shifrën 214.4 miliardë dollarë ose 16 për qind më shumë se një vit më parë.

Sipas listës tradicionale të vlerësimit të botuar çdo vit nga Interbrand, në vendin e dytë është Google, vlera e të cilit është rritur me 10 për qind dhe tani arrin në 155.5 miliardë dollarë dhe e treta është Amazon, e cila është 100.7 miliardë dollarë, që është 56 për qind më shumë se vitin e kaluar.

Pason Microsoft me 92.7 miliardë, një rritje prej 16 për qind, Coca Cola është e pesta, ndonëse vlera e saj është ulur me pesë për qind në 66.3 miliardë, në vendin e gjashtë, Samsung me 59.8 miliardë dollarë.

Toyota ka 53.4 miliardë dollarë vlerë, gjashtë për qind më shumë se vitin e kaluar dhe është në pozitën e shtatë, Mercedes është i teti me 48.6 miliardë dhe në mesin e dhjetë të lartë janë Facebook me 45.1 miliardë dollarë, dy për qind më pak se në 2017 dhe McDonald’s me 43.4 miliardë dollarë.

Nga 10 deri më 20 renditen Intel me 43.3 miliardë dollarë, IBM me 42.9 miliardë dollarë, BMW me 41 miliardë dollarë, Disney me 39.8 miliardë dollarë, Cisco me 34.5 miliardë dollarë, GE Technologies me 32.7 miliardë dollarë, Nike me 30.1 miliardë dollarë, Louis Vuitton me 28.1 miliardë dollarë, Oracles me 26.1 miliardë dollarë dhe Honda me 23.6 miliardë dollarë.

Gjigantët e teknologjisë, Apple dhe Google, kanë fshirë të gjithë vlerën e shtuar brenda një viti, pasi që fitimet e tyre janë në nivele më të ulëta se ç’kanë qenë në fillit të vitit 2018.

Kjo përmbysje vjen ndërkohë që i gjithë tregu pësoi një rënie të shpejtë, që erdhi pjesërisht nga raporti i fundit i punësimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dy indekset e titujve të kapitalit, Dow Jones dhe NASDAQ, ranë me 2.2 për qind, respektivisht me 3.1 për qind.

Siç duket prodhuesi i iPhone-ve, Apple ka hasur vështirësi për të mbajtur pozicionin si kompania publike me vlerën më të madhe, kur javë më parë këtë pozitë ia rrëmbeu Microsoft, përcjell Telegrafi.

KG 2

Mos i humb

FaceApp tashmë ka qasje në fotografitë dhe emrat e 150 milionë njerëzve

Opoja.net

Lansohet Flappy Royale, video-lojë atraktive ku luajnë deri 100 lojtarë në të njëjtën kohë

Opoja.net

Instagrami largon ‘pëlqimet’ për përdoruesit e të gjithë botës

Opoja.net

Instagram po e zgjeron testimin e largimit të pëlqimit të fotografive

Opoja.net

Kujdes nga “FaceApp” që ju plak! SHBA thotë se pas qëndrojnë rusët

Opoja.net

Bie sistemi i Facebookut, Instagramit dhe WhatsAppit

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net