Arrestohen dy persona nga Bresana – Transferohen në Dubravë!

Opoja.net Opoja.net Kronika Opoja

Sot janë arrestuar dy persona nga fshati Bresanë, komuna e Dragashit, të cilët ishin të denuar për trafikim me lëndë narkotike.

Sipas policisë, të njëjtit janë transferuar në burgun e Dubravës, në vuajtje të denimit. “Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, sipas një plani operativ, janë arrestuar dy persona në fshatin Bresanë të Dragashit, që ishin të përfshirë në trafikim me narkotikë.

Aksioni është zhvilluar sipas një urdhërarresti që gjykata ka lëshuar ndaj tyre”, njoftoi zyrtari për informim i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, Vesel Gashi, duke shtuar se të njëjtit janë transferuar në burgun e Dubravës, ku njëri është i dënuar me dy vjet e katër muaj ndërsa tjetri me një vjet e gjashtë muaj burgim. /Radio Sharri/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-