Arrestohet i dënuari për terrorizëm, është nga komuna e Dragashit

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kronika Opoja

Policia e Kosovës ka arrestuar të kërkuarin Naser Avdyli, i cili është i dënuar nga Gjykata për pjesëmarrje në luftën e Sirisë.

Lajmin për arrestimin e Avdylit e konfirmuan burime të KALLXO.com brenda Policisë.37 vjeçari nga një fshat i komunës së Dragashit ka qenë në arrati.
Në prill të vitit të kaluar, Gjykata Themelore e Prishtinës e kishte dënuar Avdylin me 4 vjet e gjysmë burg. Ai kishte qenë në mesin e nëntë të akuzuarve që u shpallën fajtorë për terrorizëm në bazë të një aktakuze të ngritur nga Prokuroria Speciale.

Në qershor të këtij viti, Gjykata e Apelit i kishte vërtetuar dënimet e dhëna nga Gjykata Themelore, duke refuzuar ankesat e mbrojtjes së të dënuarve.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-