Arrestohet një femër në Dragash për posedim të marihuanës

Opoja.net Opoja.net Kronika

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një femër të komunitetit serb në fshatin Bresane të Dragashit për posedim të narkotikëve, të cilës pas kontrollimit u janë gjetur dhe konfiskuar disa qese me substancë narkotike.

“Është arrestuar e dyshuara femër K-Serbe pasi që gjatë kontrollit tek e njëjta janë gjetur dhe konfiskuar disa qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë”, thuhet në raportin ditor të PK-së, përcjell PrizrenPress.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit e dyshuara është dërguar në mbajtje./Opoja.net/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-