Opoja.net
Meka Mish

ARSYET KRYESORE PËR LIBERALIZIMIN E VIZAVE

Komisioni Evropian do të nxjerrë sot raport rreth përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave për Republikën e Kosovës. Në këtë aspekt, drejtori i Institutit për Opinione Strategjike IOS, Mirsad Kuteli ka renditur tre arsye pse Komisioni duhet të nxjerrë një raport pozitiv:

  1. Arsyeja humane që njëherësh konsiston në të drejtën themelore të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave, e drejtë kjo që qytetarëve të Kosovës tash e sa vite u mohohet, ndërkohë që e kanë gëzuar edhe kur nuk kanë pasur standardin e tillë jetësor që e kanë sot.
  2. Arsyeja e dytë, ajo e vlerësimit të kritereve teknike, tashmë është pohuar se shumica e tyre janë përmbushur. Ndërkaq,kriteri i fundit teknik, luftimi i krimit të orgaizuar dhe i korrupsionit duhet të jetë permanent, por besojmë se në këtë aspekt nuk qëndrojmë më keq sesa vendet e rajonit, të cilat mund të lëvizin lirshëm.
  3. Arsyeja politike – mendojmë se nuk duhet pasur shqetësimi në Institucionet vendimmarrëse si Këshilli dhe Patlamenti i Unionit Evropian, për faktin se në Kosovë tashmë janë të involvuara institucione evropiane dhe ndërkombëtare që kanë ndikim direkt dhe indirekt në plotësimin e standardeve ndërkombëtare.Rrjedhimisht, ne nuk pohojmë se gjërat kanë shkuar mirë dhe se të gjitha standardet janë në nivel të lartë, por suksesi dhe dështimi, në masë të madhe janë të përbashkëta me komunitetin ndërkombëtar.

Drejtori i IOS, Mirsad Kuteli konkludon se sa i përket shqetësimit të fluksit të popullatës kosovare drejt shteteve të UE-së, mendojmë se kjo nuk ka bazament, për faktin se ne jemi të fundit në këtë proces dhe e dimë mirëfilli se liberalizimi i vizave nuk nënkupton migracion apo jetesë afatgjate brenda UE-së.

Gjiganti

Mos i humb

Cilët njerëz i duhen Kosovës?!

Opoja.net

Pesëdhjetë vite migrim të kosovarëve – pse tani është faza më e rrezikshme?

Opoja.net

Privatizimi i KF OPOJËS, nuk do të lejohet kurrë!

Opoja.net

Ramush t’lumtë!

Opoja.net

KUR KIMJA BËHET TRA…

Opoja.net

Edhe unë po iki…

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net