Artisti i ri Andi shënon sukses me këngën e re “1 Përshendetje”

Opoja.net Opoja.net Opoja Talentet

Andi Spahija djali i ri nga qytetza e Dragashit, i cili studion artitekturen dhe një ashtu merrët me artin tjetër atë muzikor, ditë më parë solli projektin më të ri muzikor “1 Përshendetje”.

Kjo këngë është pëlqyer shumë nga publiku, dhe ka arritur menjëherë të shënojë sukses edhe me klikimet në YouTube.

Deri më tani ajo numëron tetë mijë klikime, gjersa suksesi i saj po vazhdon me hapa të shpejtë, pa u ndalur.

Fakti që ka arritur këtë sukses, e ka shtyrë Andin, që të punojë edhe drejt projekteve të reja, të cilat do t’i publikojë së shpejti.

Ai është vlerësuar si një ndër artistët e ri më potencialë në rrymën hip-hop jo vetëm në komunën e Dragashit por në rajonin e Prizrenit e më gjërë. /Opoja.net

https://www.youtube.com/watch?v=soE3j5Pb0AY

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-