Asfaltimi i rrugës në Bellobrad, zë në befasi shoferët

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Edhe pse ishte paralajmëruar ditë më parë, asfaltimi i trasesë nga Mejdani deri në Bellobrad ka zënë në befasi shumë drejtues automjetesh.

Sot rreth orëve të pasdites shumë automjete, përfshirë edhe autobusët e linjave për Prizren e Prishtinë janë detyruar të ndryshojnë drejtim.

Përderisa ka vazhduar procesi i asfaltimit të rrugës, automjetet kanë shfrytëzuar rrugën alternative nga Brruti që del në Trekon.

Siç raportohet nga Radio Sharri, asfalti tashmë ka arritur në qendër të Bellobradit në afërsi të vendit të quajtur Zasoja.

Te martën vazhdon shtrimi i pjesës tjeër të asfaltit./Opoja Sot/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-