Opoja.net

Barcelona, gjashtë ndeshje për ta siguruar tripletën

Sport
Barcelona, gjashtë ndeshje për ta siguruar tripletën

Djelmosha e Ernesto Valverdes janë në finalen e Kupës së Mbretit, dy fitore larg triumfit në La Liga dhe në gjysmëfinale të Ligës së Kmapionëve ku do të përballen me Liverpoolin.

Pavarësisht se ka një ngurrimi brenda klubit dhe nuk duan të flasin për triumfin e trefishtë, të besuarit e Ernesto Valverdes janë vetëm gjashtë hapa larg.

Triumfi në Ligën e Kampionëve, kampionat dhe Kupë u arrit së pari nën drejtimin e Pep Guardiolës në sezonin 2008/09.

Ajo u përsërit me Luis Enriquen në sezonit 2014/15.

La Liga

Barcës i duhet vetëm edhe gjashtë pikë për të qenë kampion në La Liga matematikisht.

Ndeshja e radhës është ndaj Alavés, ndërsa Atletico luan me Valencian.

Pas saj në shtëpi gjatë fundjavës kur mund të festohet edhe titulli, Barcelona e pret Levanten.

Kupa

Trofeu tjetër që është rrugës është Kupa e Mbretit.

Barça mund ta marr titullin e tyre të pestë me radhë më 25 maj, ku përballen me Valencian  në stadiumin e Betisit, Benito Villamarín.

Nga Kupa e kanë eliminuar Real Madridin me dy ndeshje.

Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve nuk ka qenë kurrë më afër për Barcelonën në vitet e fundit.

Në gjysmëfinale kanë përballë Liverpoolin që ishte finalist sezonin e shkuar, ndërsa nëse e kalojnë përballen me fituesin Tottenahm- Ajax.

Finalja zhvillohet më 1 qershor në Madrid. /Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

Bayern me epërsi të thellë ndaj Duesseldorf

Kushtrim Guraj

Rashica: Shënuam fitore të madhe sonte

Kushtrim Guraj

Rashica asiston, Bremen kalon në epërsi

Kushtrim Guraj

Gjyqtarët kosovar të gatshëm për rifillimin e ndeshjeve të Superligës

Kushtrim Guraj

Modifikime pas pandemisë, Liga Italiane e Futbollit cakton afatet e reja të merkatos

Kushtrim Guraj

Arsenal i bashkohet garës për Dembelen

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net