Bashkëpunëtori i Rugovës promovon librin “Kështjella e (Mos)Marrvëveshjes”

Opoja.net Opoja.net Këndi Letrar

Ka qenë në hap me të gjitha zhvillimet e viteve 90-ta, deri në vitet e para të pas përfundimit të luftës.

I ka përcjellë të gjitha zhvillimet jo vetëm fizikisht pranë Presidentit Rugova por në momentet më vendimtare e më të rëndësishme ka qenë pjesëmarrës dhe protagonist i tyre.

Bëhet fjalë për Adnan Merovcin i cili këto ditë ka nisur të shpalosë ditarin e tij të këtij rrugëtimi me Presidentin Rugova.

Pas botimit të librit “Në hap me Presidentin” dhe përgatitjeve për një dokumentar televiziv që ndërlidhet me Rugovën, ai ka nxjerrë në botim librin “Kështjella e (Mos)Marrvëveshjes” një ditar i mbajtur prej 5 deri më 25 shkurt 1999 në Rambuje dhe prej 14 deri më 20 mars 1999 në Paris.

Promovimi i këtij libri do të bëhet më 18 mars tek ‘kino Armata’ në Prishtinë në ora 11:00, kështu duke u shfaqur edhe një dokumentar./FaktePlus

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-