Opoja.net
Meka Mish

Bëhen 19 vjet nga hyrja e KFOR-it në Kosovë

Sot bëhen 19 vjet nga hyrja e forcave të KFOR-it në Kosovë dhe fillimi i tërheqjes së forcave kriminale ushtarake e paramilitare serbe.

Kjo u bë në ditën kur hyri në fuqi marrëveshja e nënshkruar më 9 qershor 1999 në Kumanovë në mes forcave të NATO-së dhe ushtrisë së atëhershme jugosllave.

Atë e nënshkruan Michael Jackson, komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, dhe ish-shefi i Shtabit të Armatës së Serbisë, gjenerali Nebojsha Pavkoviq, i akuzuari i Hagës për krime lufte dhe gjenocid.

Ndër të tjera në marrëveshje parashihej:

  • që nga Kosova të largohen të gjithë personat dhe organizatat me aftësi militare duke përfshirë armatën e rregullt dhe forcat e marinës, civilë të armatosur, paramilitarë, forcat ajrore, garda kombëtare, policia kufitare, rezervistët, policia ushtarake, shërbimet informative, MUP-it, policia lokale, speciale, antirebeliste, antiterroriste dhe çdo grup i përcaktuar kështu nga KFOR-i
  • u caktua një zonë sigurie ajrore 25 kilometra përtej kufirit të Kosovës, e ndërsa në pikën
  • u caktua një zonë 5 kilometrash përtej kufirit me RFJ-në që nuk guxonte të vendosen armatimet e rënda dhe ushtria, përveç ushtarët kufitarë.

Sulmet, që vazhduan për 78 ditë, u anuluan më 10 qershor, pasi Komandanti Suprem i NATO-së, gjenerali Wesley Clark i raportoi Këshillit të Atlantikut Verior se sulmet ajrore kishin detyruar diktatorin Sllobodan Millosheviq të fillonte tërheqjen e plotë të forcave nga Kosova.

Me hyrjen e NATO-s, në Kosovë nisi edhe vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara-UNMIK, i cili do të administronte vendin për një periudhë të caktuar kohore.

Gjiganti

Mos i humb

Fundjava në Kosovë me mot të ndryshueshëm

Opoja.net

Cakaj: Ibrahim Rugova, arkitekt politik i Kosovës

Opoja.net

Haradinaj takon Jahjagën, flasin për shënimin e 20-vjetorit të intervenimit të NATO-s në Kosovë

Opoja.net

Rritet bashkëpunimi mes Policisë së Kosovës dhe asaj gjermane

Opoja.net

Qeveria gjermane ia vazhdon mandatin trupave të saj në Kosovë

Opoja.net

Infermieret ecin me kilometra për vizita mjekësore

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net