Besimtari i vërtetë

Opoja.net Opoja.net Artikuj

Vallë, në ç’përfundim mund të arrijmë, nëse do të testonim veten tonë, myslimanizmin personal, sikur t’i vendosnim nga një shenjë pozitive apo negative kësaj liste, e cila përbëhet nga dyzet pyetje, që kanë për qëllim të përkufizojë besimtarin e vërtetë. Kam përshtypjen se një gjendje e tillë, secilit prej nesh i ngjall kureshtje. Megjithëse mund të tregohemi subjektivë, duke shënuar në favor tonin dhe jo sipas së vërtetës, sidoqoftë kjo listë është përgatitur për lexuesit që dëshirojnë ta bëjnë provë një gjë të tillë.

“Besimtar i vërtetë” është ai njeri që Allahu e ka urdhëruar, Hz. Pejgamberi është përpjekur ta edukojë dhe që shoqëria myslimane dëshiron ta ketë.
Besimtar i vërtetë është ai që mund të jetë i sinqertë në vatrën e shpirtit të vet.
Besimtar i vërtetë është myslimani që mund të bëjë të gjitha veprat me qëllim të mirë dhe vetëm për hir të Allahut.
Besimtar i vërtetë është ai njeri që e ka bërë jetën kauzë më vete dhe përpiqet që me këtë vetëdije dhe me tërë çiltërsinë e tij të realizojë me sukses gjithë përpjekjet në jetë.
Besimtar i vërtetë është myslimani që i është dorëzuar tërësisht urtësive të Hz. Pejgamberit, me mendimet, ndjenjat dhe sjelljet e tij.
Besimtar i vërtetë është ai që respekton Kuranin dhe Sunetin sepse është i vetëdijshëm që fatkeqësia është e paevitueshme kur njeriu kur vepron vetëm sipas opinionit vetjak apo nëse vepron vetëm sipas hamendjes së tij.
Besimtar i vërtetë është myslimani që është i lidhur me Sunetin, që jeton sipas Sunetit.
Kriteri i shëndetit të të qenit besimtar i vërtetë është Suneti.
Të përqafosh besëtytnitë dhe besime të gabuara duke menduar se janë pjesë e fesë, kjo do të ishte, siç do të thoshte populli ynë, të trokasësh në derën e gabuar. Ndaj dhe besimtar i vërtetë është ai njeri që jeton larg çdo lloj besëtytnie dhe bidati.
Përgjigja më e mirë që mund t’u jepet armiqve të Islamit dhe qasjeve antiislame është përpjekja që kemi për t’u bërë besimtarë sa më të vërtetë. Besimtar i vërtetë është pikërisht ai njeri që përpiqet të bëjë këtë xhihad të vërtetë.
Për besimtarin e vërtetë nuk ka rrugë tjetër për të përparuar dhe përmirësuar nga aspekti material e shpirtëror përveç veprës së mirë dhe adhurimit.
Besimtar i vërtetë është ai njeri që ka pranuar Allahun si zot, Islamin si fe, Muhamedin (a.s.), si pejgamber dhe që përpiqet t’i qëndrojë besnik kësaj vendosmërie.
Besimtar i vërtetë është ai njeri që përshtatet me thirrjen e istikametit që përmendet në ajetin: “… andaj ecni në rrugën e drejtë që të çon tek Ai dhe kërkoni falje prej Tij!…”[1]
Besimtar i vërtetë është ai njeri që ka moral të lartë. E mira që vjen nga një njeri që është i paedukatë, edhe sikur të jetë mysliman, është një gënjeshtër e madhe.
Lumturia e kësaj bote dhe e tjetrës nuk arrihet nëpërmjet kënaqësive epshore të kësaj bote, por nëpërmjet vlerësimit që i bëhet ditës sipas Islamit. Besimtar i vërtetë është pikërisht ai që arrin ta realizojë këtë.
Besimtar i vërtetë është ai që ka një zemër me ndjeshmëri të atillë, sa të përqafojë të gjithë myslimanët.
Besimtar i vërtetë është ai që arrin të jetë njeri solidar dhe i dobishëm për tjetrin.
Besimtar i vërtetë është ai që e ka bërë parim të mos shqetësojë as me sjellje e as me shprehje myslimanët e tjerë. Është ai njeri që e vazhdon këtë parim gjatë tërë jetës së tij.
Besimtar i vërtetë është ai njeri që veçanërisht ruan gjuhën dhe nderin e tij.
Besimtar i vërtetë është ai njeri që njeh si vëllezër e motra të gjithë myslimanët e myslimanet.
Besimtar i vërtetë është myslimani që i jep përparësi vëllait të tij në fe.
Besimtar i vërtetë është ai njeri që është në kërkim të veprës së mirë që i shërben për botën tjetër, jo ai që u kushton vëmendje njerëzve të gjakut të vet, të farefisit.
Besimtar i vërtetë është ai njeri që përpiqet ta sjellë të vërtetën ashtu siç është, që e mbron atë, që përpiqet ta përhapë atë dhe që nuk i shmanget sipërmarrjes së saj edhe sikur të ketë ndonjë kosto kjo përpjekje.
Besimtar i vërtetë është ai njeri që njeh si xhihad mbrojtjen e së vërtetës.
“Besimtari i vërtetë nuk pickohet dy herë radhazi nga një vrimë e gjarprit.”
Besimtar i vërtetë është ai njeri që arrin të qëndrojë larg çështjeve që “nuk e ngrohin atë”.
Besimtar i vërtetë është ai njeri që ka miq njerëz të mirë dhe është mik i njerëzve të mirë.
Besimtar i vërtetë është myslimani që nuk ngurron t’u japë njerëzve selamin e Zotit.
Besimtar i vërtetë është ai njeri që nuk harxhon kohë me fjalë, vepra dhe mendime të kota.
Besimtar i vërtetë është ai që, ashtu sikurse besimin, ka dinjitoze, potente dhe të vazhdueshme edhe frikën edhe shpresën.
Besimtar i vërtetë është ai njeri që e di mjaft mirë se kohët e krizës janë momentet më të përshtatshme për të përhapur ideale të mëdha, ndaj dhe nuk bie në pesimizëm.
Besimtar i vërtetë është ai që është gjithnjë pas realizimit të pritshmërive të veta, është ai njeri që është gjithnjë në një proces të realizimit të vetes.
Besimtar i vërtetë është ai që nuk mjaftohet me fjalë, por e provon mirësinë me vepra. “Njeriut i shihet puna, jo fjala.”
Besimtar i vërtetë është ai njeri që sillet –aq sa mundet- me sy e zemër të ngopur ndaj mundësive të kësaj bote dhe me respekt e nderim në syrin e Zotit dhe të popullit.
Besimtar i vërtetë është ai që shfaq përpjekje për të rregulluar menjëherë gabimet e veta.
Besimtar i vërtetë është ai që pastrohet nga gjynahet, që di të bëjë që t’i falen gabimet e vogla apo të mëdha, nuk është besimtar i vërtetë ai që pretendon se nuk gabon dhe që i sheh si të vogla gabimet e veta.
“Me të vërtetë, punëdrejtët do të gjenden në Xhenet, duke shikuar nga divanet. Në fytyrat e tyre do të njohësh shkëlqimin e Lumturisë. Atyre do t’u jepet të pinë musht të pastër të ruajtur mirë, fundi i të cilit është myshku. Për këtë, le të përpiqen ata që përpiqen.”[2] Kështu që, për të dalë fitimtarë në një garë të tillë dhe për të arritur në një përfundim të tillë nuk kemi rrugë tjetër përveçse të bëhemi besimtarë të vërtetë.
Besimtar i vërtetë është ai njeri që përpiqet ta nxjerrë mirësinë nga plani individual në planin institucional, madje në planin shoqëror.
Besimtar i vërtetë është ai njeri që e di se nuk mund të kufizohet me shifra lidhur me çështjen e përgjegjësisë.
Besimtar i vërtetë është ai që është mysliman sipas Islamit.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-