Opoja.net
Meka Mish

Bie sistemi i Facebook dhe Instagram, përdoruesit nuk po mund t’i hapin llogaritë

Nëse keni pasur problem të hyni në llogarinë e juaj në Facebook dhe Instagram, mos u brengosni sepse nuk jeni të vetmit.

Këtyre rrjeteve sociale iu kanë rënë sistemet dhe përdoruesit që nuk po mund ta shfrytëzojnë, kanë nisur të reagojnë menjëherë, transmeton Telegrafi.

Me të njëjtin problem, por në nivel shumë më të vogël, është prekur edhe WhatsApp, aplikacion që gjithashtu është nën pronësinë e Facebook.

Zonat ku nuk ka qasje në Facebook

Kontrolli nëpërmjet Downdetector, tregon për ankesat që janë bërë në mbarë botën, nga përdoruesit, që nuk mund të hynin ose duhej të provonin disa herë derisa në qaseshin.

Ueb-faqja Mashable ka provuar të kontaktojë me zyrtarë të Facebook, por ende nuk ka marrë ndodnjë përgjigje.

Instagram në gjendje më të mirë

Në të njëjtën kohë, shumë njerëz janë ankuar në Twitter, për problemet që po i hasin në këto dy rrjete sociale. /Telegrafi/

Gjiganti

Mos i humb

Facebook lanson aplikacionin për takime dashurie, Facebook Dating

Opoja.net

Filtri i ndërrimit të gjinisë, rrit për shtatë milionë numrin e përdoruesve në Snapchat

Opoja.net

BE-ja me ligje të reja për ndëshkimin e sulmeve kibernetike

Opoja.net

Instagram shton ‘Stories’ në sektorin Explore

Opoja.net

Facebook konfirmon ndryshimet në platformë, do të shfaq postime më të rëndësishme për ju

Opoja.net

WhatsApp: Hakerët kanë sulmuar përdoruesit në iPhone dhe Android, përmes kodit

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net