BIK-u i shqetësuar me dy xhamitë ilegale në Dragash (Video)

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Lajme Opoja

Personat që i mbikëqyrin këto objekte nuk kanë dashur të flasin para kamerës dhe nuk kanë lejuar të filmohen.

Sipas Sekretarit të Këshillit të Bashkësisë Islame në Dragash, Nail Halimi, në këto ndërtesa ka trembëdhjetë vite që kryhen rite fetare.

“Gjatë Ramazanit të i vitit 2004-2005, ata janë ndarë nga xhamia e Komunës dhe kanë krijuar xhemate paralele ose paraxhemate. Po mundohen që me lëvizje të caktuara, me shpërndarje të literaturës, me njëfarë folklori të caktuar, me pantallona më të shkurtra, apo veshje pak a shumë orientale, apo me mjekra me të gjata të reflektojnë se nuk është ajo traditë të cilën e kemi pas ne këtu”, ka thënë për Radio Evropa e Lirë, Nail Halimi.

Ai thotë se asnjëherë nuk kanë mundur t’i ndalin këto aktivitete ilegale pasi që ato ndodhin në prona private.

Besimtarët në xhaminë kryesore, thonë se personat që falen në këto xhami ilegale, nuk i përkasin islamit tradicional.

“Janë me veshje tjera turko-arabe, nuk janë veshjet si ne, janë me pantallona të shkurtra, janë me mjekra. Nuk e di çfarë shenja janë ato që e bëjnë dikë mysliman. Myslimani është i thjeshtë, i vërtetë, real, ashtu si e ka krijuar Zoti”, u shpreh Haki Sinani.

Banorët e Dragashit thonë se feja duhet t’i bashkojë e jo t’i ndajë njerëzit.

Por ka edhe të tjerë që thonë se edhe këto objekte private janë shtëpi të Zotit.

Për këto xhami ilegale është në dijeni edhe Policia e Kosovës, pasi që Drejtoria Kundër Terrorizmit, ka vizituar këto dy objekte. /REL

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-