Bllokohet rruga Bellobrad – udhëkryqi i Mejdanit!

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Të premten do të bllokohet rruga, nga Bellobradi, gjegjësisht udhëkryqi tek spitali, deri në Mejdan, për shkak të asfaltimit të këtij aksi rrugor. Njoftimin e ka bërë për redaksinë tonë përgjegjësi për mirëmbajtjen e rrugëve regjionale pranë Departamentit për Menaxhim të Rrugëve, Bahti Nebiu. Sipas tij, punimet do të fillojnë në orën 08:00 dhe nga kjo kohë rruga do të bllokohet.
“Nëse nuk kemi reshje shiu, kompania është e gatshme për asfaltimin e këtij aksi rrugor. Prandaj, apelojmë tek drejtuesit e automjeteve që mos t’ia mësyjnë këtij aksi, pasi është e pamundur të punohet dhe të zhvillohet trafiku njëkohësisht. Për fat, ekzistojnë rrugë alternative, siç është ajo nëpër fshatin Blaç apo edhe ajo nga Zaplluxhja për Prizren. Ata që ia mësyjnë Dragashit, ta shfrytëzojnë aksin nga fshati Blaç, nëpër Zgatar dhe Brrut, për t’u lidhur me Bellobradin”, ka bërë me dije Nebiu. /Radio Sharri/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-