Borxhlet kërcënojnë ta kthejnë Opojën në vend mbeturinash

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Opojë, 2 prill – Kompania publike “Ekorajoni”, njësia në Dragash, e cila menaxhon pastrimin dhe transportin e mbeturinave, po përballet me vështirësi në funksionim shkaku i një borxhi prej mbi gjysmë milioni euro.

[dropcap]D[/dropcap]rejtues të kësaj kompanie pohojnë se nëse nuk arrijnë që të arkëtojnë borxhet, e kanë të vështirë pastrimin e mbeturinave, jo vetëm të fshatrave, por edhe të qendrës komunale. Salih Shala, menaxher i kësaj kompanie, thekson se borxhet e mbetura me vite i kanë vënë në pozitë të palakmueshme punëtorët e kësaj ndërmarrjeje, të cilët mezi sigurojnë nga një pagë minimale. Sipas tij, problem tjetër është edhe mosgatishmëria e qytetarëve të disa lokaliteteve të trevës së Gorës, pos Lybevishtit, Rapqës e Restelicës, që të paguajnë transportin e mbeturinave, dhe se kjo jo vetëm që i sjellë probleme kësaj kompanie, por edhe e ndot pa mëshirë ambientin.

Duke iu referuar borxheve të paarkëtuara, Mexhit Selimi, zyrtar financiar i kësaj kompanie, thekson se borxhlinjtë më të mëdhenj janë amvisëritë, me 519.355.86 euro, pasojnë lokalet afariste, me 42.914.33, Drejtoria e Arsimit-3866, Drejtoria e Shëndetësisë-1775, Policia-1775, si dhe dy subjektet politike shqiptare, PDK e LDK, të cilat kanë borxh nga 316 euro.
© OPOJA.Net

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-