Brenda 24 orëve të fundit 43 aksidente, një me fatalitet

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kronika

Policia e Kosovës përmes raportit policor ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë kanë ndodhur 43 aksidente, ku një prej tyre ishte me fatalitet.

Aksidenti me fatalitet ka ndodhur në fshatin Sadovinë, Viti, ku një person me motoçikletë nga pakujdesia ka goditur një persona i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore, e si pasojë ka ndërruar jetë.

Gjatë këtyre 24 orëve të fundit, në trafik janë shqiptuar 1168 tiketa.

Ndërkaq, policia bënë të ditur se gjatë këtyre orëve janë realizuar 13 arrestime, 5 të cilat janë përcjellë me mbajtje dhe 3 me vuajtje të dënimit. /Opoja.net/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-