Opoja.net
Meka Mish

Bresanë: Fshati i rrethuar nga ujërat, vuan për ujë!

Fshati Bresanë ndonëse i rrethuar nga ujërat, qe 10 ditë po përballet me mungesë të ujit.

Investimet e bëra këtë verë në renovimin e ujësjellësit, në vend se ta përmirësojnë furnizimin me ujë, e kanë përkeqësuar gjendjen!
Banorët patën ngritur shqetësimin e tyre për parregullsitë gjatë kryerjes së punimeve në renovimin e ujësjellësit, por këto shqetësime kanë hasur në vesh të shurdhër…

Gjendja më alarmante është nga mesi i fshatit e sipër ku realisht edhe banojnë pjesa më e madhe e njerëzve. Ujë nuk ka as për pije e lëre më për nevojat tjera.
Disa thonë se ka mungesë të ujit në burim. Kjo nuk qendron aspak sidomos tani që ka pasur reshje të mëdha të shiut e bores. Gjendje e tillë alarmante nuk ka qenë as në muajt e verës kur mbretëronte thatësi.

Edhe në rastet kur nuk kishte ujë të mjaftueshëm, bëheshin reduktime në intervale të caktuara kohore derisa mbushej rezervuari dhe pastaj lëshohej uji. Personi që paguhet për këtë punë, duke e pasur shtëpinë e vetë në pjesën e poshtme të fshatit njejtë si edhe disa “udhëheqës” të fshatit e të komunës, as që po lodhen pse bashkëvendësit e tyre po heqin të zinjtë e ullirit për ujë…

Mendoj se urgjentisht duhet të ndërmerren masa përpara se të bëhet vonë. Në të kundërtën pasojat përveç mbi popullaten do të bien edhe mbi ata që janë përgjegjës për këtë situatë…

Autori i shkrimit: Demir Reshiti.

Mos i humb

Banorët e Blaçit mbesin mbi 35 orë pa ujë, akuzojnë Komunën dhe operatorin ekonomik për keqmenaxhim të projektit

Fari Kolloni

Qytetari nga Brruti: zv/Kryesuesi i KK në Dragash e udhëheq komunën paralele të Gorës

Fari Kolloni

Nga QKMF e Dragashit paratë nuk depozitohen me kohë në llogari

Fari Kolloni

Drejtoria e Arsimit në Dragash nuk jep llogari për pagesat jashtë orarit dhe përvojat e punës

Fari Kolloni

Komuna e Dragashit do të blejë disa aparatura për QKMF-në

Fari Kolloni

Disa nxënës të ‘Ruzhdi Berishës’ provojnë veten në arte mediale (Video)

Fari Kolloni
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net