Opoja.net

Bujqësia nuk është në ditët më të mira

Çmimet e ulëta, dëmet nga fatkeqësitë natyrore dhe mungesa e përkrahjes institucionale po bën që shumë fermerë të mendojnë të heqin dorë nga bujqësia.

Disa prej tyre nga Krusha e Madhe e Rahovecit thonë se si pasojë e këtyre faktorëve, ata çdo vit po zvogëlojnë sipërfaqet e mbjella. Sipas kreut të këtij fshati, shumë të rinj po largohen nga fshati duke mos parë perspektivë në bujqësi.

Bujqësia nuk është në ditët më të mira dhe pak po përkrahet, andaj edhe shumë të rinjtë po heqin dorë nga kjo veprimtari. Ky është një pjesë e rrëfimit të Selami Hotit, kryetarit të Krushës së Madhe, banorët e të cilit fshat tradicionalisht merret me bujqësi.

“Rinia është duke u larguar nga kjo fushë. Në bazë të një statistike që e kemi si fshat, diku 400 të rinjë në dy vitet e fundit janë larguar nga fshati. Çka do me thënë se 400 familje ndoshta vitin e ardhshëm nuk do të merren me bujqësi”, tha Selami Hoti.

Sipas Hotit, kjo situatë alarmante duhet të trajtohet me seriozitet dhe bujqve t’u kthehet shpresa për punë.

Krushjani Muharrem Hoti, i cili në pranverë mbolli nëntë hektarë me kultura të ndryshme perimore, tregon për Radio Kosovën se fitimet nga punimi i tokës kanë rënë dukshëm, përderisa, sipas tij, shteti nuk po u del në ndihmë bujqve të dëmtuar nga fatkeqësitë natyrore.

“Dëme ka shumë. Për neve janë të mëdha. Ndoshta për ata në Prishtinë, që janë në pushtet, dëmet s’janë të mëdha, ama neve, na ka qitur në gjunjë. Unë nëntë hektarë bahçe i kam, edhe përsëri fukara jam, se nuk fitojmë kurrgjë, veç mundë”, tha Hoti.

Edhe bujku Muharrem Gashi ankohet se fitimet nga bujqësia janë ulur viteve të fundit. Ai thotë se këtë vit e ka problem të nxjerrë investimet e bëra në pranverë, dhe shton se gradualisht po heq dorë nga puna me të cilën merret prej vitesh.

“Unë vjet i kam pasur të mbjella 3 hektarë e gjysmë me speca. Sivjet i kam dy hektarë. Vitin tjetër një hektar do ta mbjell. Nuk ka fitime. Derisa nuk ka fitime pse të investojë kot. I kisha lut të gjitha institucionet që të marrin pak masa, sepse si po shkon puna viteve të fundit, nuk kemi pse të merremi me këtë bujqësi”, tha ai.

Ndërkohë, Ministria e Bujqësisë, për t’i ndihmuar bujqit, këtë vit ka ndarë 25 milionë euro subvencione, që do të ndahen për pagesa direkte dhe 26 milionë euro të tjerë që bujqve do t’u ndahen si grante investive. /Radio Kosova/Telegrafi/

Mos i humb

Kosova bëhet me sigurime bujqësore

Opoja.net

Kosova merr përkrahje nga Sllovenia për zhvillimin e sektorit të bujqësisë

Opoja.net

Kosova anëtarësohet në organizatën ndërkombëtare për ruajtjen e natyrës IUCN

Opoja.net

Ambasada amerikane u kërkon kosovarëve ta ruajnë rrëqebullin

Opoja.net

Thellohet kriza e grurit në Kosovë

Opoja.net

Rriten çmimet e prodhimeve blegtorale

Opoja.net

Ngritja e temperaturave favorizon fillimin e spërkatjeve në pemishte

Opoja.net

Temperaturat e kësaj jave, favorizojnë krasitjen e pemëve

Opoja.net

Pamje fantastike e natyrës dhe një dreri në Kosovë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net