Bujqit me dokumente të falsifikuara tentojnë të përfitojnë grante nga shteti

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Uncategorized

Blegtorët dhe kultivuesit e kulturave bujqësorë kanë tentuar ta vënë në lajthitje Ministrinë e Pylltarisë, Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MPBZHR).

Kjo është zbuluar nga kjo ministri pas verifikimit të aplikacioneve për të përfituar grante në kultura të ndryshme të blegtorisë dhe bujqësisë, shkruan sot Koha Ditore.

Për grantet e fundit MPBZHR-ja ka identifikuar pesë aplikime me dokumente të dyshimta ose të falsifikuara.

Një gjë të tillë për gazetën e ka konfirmuar Agjencia e Zhvillimit Bujqësor. Përmes një përgjigjeje me shkrim ky institucion ka thënë se rastet që i kanë identifikuar kanë të bëjnë me serra dhe me prodhimtarinë e qumështit.

Sipas burimeve të gazetës nuk janë vetëm pesë bujq të cilët kanë tentuar ta mashtrojnë Ministrinë, por numri i tyre është më i madh.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-