Opoja.net
Meka Mish e re

Bullgaria kërkon fitore në “Fadil Vokrri”

Përfaqësuesja e Bullgarisë në futboll do të kërkojë fitore kundër Kosovës nesër në “Fadil Vokrri”, pavarësisht se në përballjen e parë të grupit pati një shfaqje të dobët me Malin e Zi duke luajtur baras si vendës 1:1.

Trajneri i Bullgarisë, Petar Hubchev, ka pranuar se Kosova është një kundërshtar shumë i vështirë, porse lojtarët e tij do të japin maksimumin në fushë.

“Na pret një lojë tejet e vështirë. Presim një kundërshtar të motivuar. Ata kanë lojtarë të mirë, të cilët kanë paraqitje të mira në Evropë, por nuk do të lejojmë që ndeshja të shkojë e gjitha në të mirë të tyre”, u shpreh Hubchev në një konferencë për media.

Edhe portieri i përfaqësueses së Bullgarisë Nikolaj Mihajlov, ndan të njëjtin mendim rreth ndeshjes së nesërme, dhe sipas tij do të jetë tejet vështirë të mposhtet një skuadër si Kosova duke e parë edhe mbështetjen e tifozëve, të cilën e ka. Ndeshja Kosovë-Bullgari zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

KG 1

Mos i humb

I jashtëzakonshmi Celina, shënon gol spektakolar nga gjuajtja e lirë

Opoja.net

Unitedi mposht Interin në International Champions Cup

Opoja.net

Xherdan Shaqiri promovon fanellat e treta të Liverpoolit

Opoja.net

Lajm i madh nga Arbër Zenelin

Opoja.net

Maldini: Modric është perfekt për Milanin

Opoja.net

Kosovare Asllani bëhet ‘galaktikja’ e parë, nënshkruan me Real Madridin

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net