Opoja.net
Meka Mish

Burg për ‘njeriun e qetë’ që bllokonte trafikun pa asnjë arsye (Foto)

David Hampson nga Swansea e Anglisë, është dënuar me tre vjet e gjysmë burg, pasi e bllokonte trafikun kur ishte shumë i ngarkuar.

Pa asnjë arsye, 48-vjeçari qëndronte para veturave si një ndalesë e gjallë, derisa nuk e largonte dikush me forcë, transmeton Telegrafi.

Atë e kanë arrestuar nëntë herë, por nuk kishte material të mjaftueshëm, që të mbahej në arrest.

Hampson që bllokonte trafikun pa arsye

Kur është detyruar të paraqitet para gjykatës, ‘njeriu i qetë’ nuk ka dhënë asnjë arsye për veprimet e tij, ndërsa as që konfirmoi emrin dhe adresën.

Grupi i gjykatësve që e shqyrtuan rastin, konsideruan se ai kreu ‘akt kriminal në qetësi’, megjithëse nuk ka shkaktuar asnjë aksident.

“Duket e paqartë, qëndronte para veturave që mund ta shtypnin për vdekje. Psikologët konsiderojnë se është normal, por pse këto gjeste”, ka thënë një prej gjykatësve.

Megjithëse dënimi duket i lartë, konsiderohet si parandalim i tij për të mos e bllokuar trafikun dhe ta mbrojë Hampson nga ndonjë lëndim i mundshëm. Në të njëjtin lokacion, i njëjti ka shkaktuar edhe 12 shkelje të lehta. /Telegrafi/

Mos i humb

Sa lule duhet të vizitojnë bletët për të prodhuar një kilogram mjaltë?

Opoja.net

Si përcaktohet vlera e një diamanti

Opoja.net

Pesë mundësi për të financuar biznesin tuaj edhe nëse nuk keni para

Opoja.net

Njihuni me djaloshin i cili është në gjendje që “automatikisht” të flasë, lexojë dhe shkruajë mbrapsht

Opoja.net

A e dini pse 1 Maji mbeti si Dita e Punëtorëve?

Opoja.net

Hyri në librin e rekordeve Guinness duke e shtyrë automjetin për 100 kilometra

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net