Burim Piraj: Shteti po u qetë pengesa prodhuesve vendorë

Opoja.net Opoja.net Intervista Opoja

Biznesin e nisi fiks 24 vite më parë. Krejt investimet në të i bërë pa hyrë borxh askund e as pa marr kredi në banka. Namin e kompanisë “Meka”, që sot prodhon disa llojet të mishrave, Burim Piraj e ia dha me vetë financim dhe punë.
Por sot, kur “Meka” është në kulmin e punë dhe prodhimit, shteti ka nisur t;i qetë kushte dhe kërkesa.
Pronari Burim Piraj në një intervistë për Gazetën Fjala ka thënë se aktualisht telashet më të mëdha i ka me Administratën Tatimore të Kosovës.
“Këtë vit telashja më e madhe që jemi ballafaquar ka qenë kontrolli nga Administrata Tatimore e Kosovës që ka zgjatur më shumë se gjashtë muaj dhe si përfundim zyrtari thotë se duhet ta rrisë çmimin e shitjeve që i kemi bërë në mënyrë legale dhe të atyre produkteve që i kemi shit me arka fiskale”, thotë Piraj.
Ai tregon se inspektor të këtij institucioni i kanë kërkuar edhe një shumë të parave.
“…me arsyetimin e punëtorit tatimor se po se rriti çmimin rrezikon vendin e punës dhe atë një ngritje detyruese ndaj shtetit mbi njëqindmijë euro me kërcenim se nëse këto para nuk do të paguhet ende pa përfunduar procesi ligjor ankimor dënimi shtohet”.
Piraj në këtë intervistë ka folur edhe për sfida të tjera që po përballën prodhuesit vendorë.
Derisa thotë se Kosova nuk ka mish të mjaftueshëm. Pronari i “Mekës” ka thënë se edhe kosovarët janë duke u mësuar me produktet vendore.
Por, thotë se institucionet dhe bizneset duhet t’i mbështesin më shumë prodhimet e tyre.
Gazeta Fjala: Zt. Piraj cili është bilanci i punës tuaj për vitin 2015?
Piraj: Ka qenë një vite plotë me sfida, kemi pas pritje shumë të mëdha mirëpo prurjet nuk kanë qenë në nivel. Ne si kompani kemi qenë shumë të përkushtuar të vazhdojmë të prodhojmë produkte shumë cilësore Bilanci për vitin 2015 falë Zotit prapë ka qenë është pozitiv, po duhet të pranoj se nuk është më i mirë se ai i vitit paraprak
Gazeta Fjala: Jeni i vetmi që nuk keni marrë asnjëherë kredi për biznesin tuaj. Si mund të funksionoj një biznes pa kredi?
Piraj: Që nga themelimi i kompanisë në vitin 1992 ne nuk kemi marrë kur kredi, mos marrja e kredisë nga e jonë është e bazuar në etika fetare. Funksionimi i kompanive duhet të jetë i tillë që të funksionojnë pa kredi, sepse ato kompani të cila fillojnë punën dhe dalëngadalë zgjerohet me fitimet e veta që e krijojnë ato janë kompani të qëndrueshme dhe të shëndetshme. Në Gjermani kompanitë të cilat punojnë pa kredi i quajnë “ KOMPANI TË GJALLA”, kështu më ka thënë një gjerman kur ishte në vizitë të kompanisë sonë. Dhe ai më tha se ti qenke njeriu më i pasur në botë se tek e fundit e dinë çka është e jotja sepse ne që kemi kredi kurrë nuk e dimë çka është e jona se sikur të shkojmë në falimentim ndoshta edhe një euro nuk ngelë e jona, po ne thjesht punojmë bëj punë angazhohemi që të lajmë detyrimet ndaj bankave. Fjala e urtë popullore thotë: “ Sa e ke jorganin i shtrinë këmbët”– këtu është themeli i punës pa kredi dhe pa stres.
Gazeta Fjala: A keni marrë përkrahje financiare nga shteti për afarizmin tuaj?
Piraj: Ne kurrë nuk kemi marrë asnjë përkrahje financiare nga shteti, duhet të cek se e vetmja përkrahje ka qenë mbështetja për punësimin e tre punëtorëve të rinj të cilëve për nënt muaj radhazi gjysmën e pagës do ta paguaj zyra për punësim në Sharr.
Gazeta Fjala: Me çfarë telashesh është ballafaquar biznesi juaj këtë vit?
Piraj: Këtë vit telashja më e madhe që jemi ballafaquar ka qenë kontrolli nga Administrata Tatimore e Kosovës që ka zgjatur më shumë se gjashtë muaj dhe si përfundim zyrtari thotë se duhet ta rrisë çmimin e shitjeve që i kemi bërë në mënyrë legale dhe të atyre produkteve që i kemi shit me arka fiskale , në kundërshtim të plotë me ekonominë e tregut, me politikat për mbrojtjen e prodhuesve vendorë dhe punësimit. Në kundërshtim absolut me nenin e ligjit të cilit i referohet, me arsyetimin e punëtorit tatimor se po se rriti çmimin rrezikon vendin e punës dhe atë një ngritje detyruese ndaj shtetit mbi njëqindmijë euro me kërcenim se nëse këto para nuk do të paguhet ende pa përfunduar procesi ligjor ankimor dënimi shtohet, nuk ka në botën e ekonomisë së tregut këso gjëra që ka në Kosovë. Çmimi i mallit është çmimi me të cilin shitet në treg jo çmimi që e vendos administrata, dhe informaliteti nuk luftohet nga kompanitë po nga shteti. Me të vërtetë kjo gjë na ka tmerruar si kompani dhe jemi në stres të pa parë. Ne jemi në gjendje të përgjigjemi para çdo organi penalisht nëse kemi bërë ikje po se kuptoj pse shteti jonë deklarohet për përmirësime të ambientit të biznesit e kurrë nuk i ndjek penalisht inspektorët të cilët qëllimisht i dëmtojnë rëndë materialisht dhe moralisht bizneset ( kjo është vërtetuar nga vendimet e Bordit të Pavarur për ankesa dhe parashtresa i cili të gjitha këto lëndë i ka vendos në favor të bizneseve e këta vazhdojnë me një torturë të tillë).
Gazeta Fjala: A ka Kosova mish të mjaftueshëm dhe cilësi të kënaqshme të këtyre produkteve?
Piraj: Në Kosovë për fat të keq nuk kemi mish të mjaftueshëm vendor as të mishit të gjedheve e as të shpezëve , kemi import anormal të mishit nga Evropa e më larg për plotësimin e nevojave vendore.
Cilësia e prodhimeve vendore ka shënuar progres dhe tani më ka depërtuar edhe në arenën ndërkombëtare ku ne për shembull si kompani kemi marrë medalje të Artë për cilësi dhe menaxhim nga BID International që është me seli në Madrid të Spanjës. Mirëpo dua të cekë se cilësia nuk është gjë e çastit e as e rastit, cilësia është një sistem i punës dhe kontrollit që duhet ta ketë kompania në vazhdimësi, nëse ju do të më pyetnit mua a më parë do të konsumoni një produkt të mishit të prodhuar në Kosovës apo të importuar unë pa hamendje ju them se për shumë arsye që së pari lidhen me Sigurinë shëndetësore e deri te ato përfituese për kombin tonë do të përgjigjesha se do të Konsumoj një produkt Kosove.
Gazeta Fjala: Si i presin qytetarët prodhimet vendëse?
Piraj: Shumica e popullatës tani më i mirëpresin prodhimet Kosovare dhe shumë prej konsumatorëve nëpërmjet të faqes sonë në internet i japin vërejtjet e veta gjë e cila neve na ndihmon të përmirësohemi po dhe na bënë me dije se ata konsumator tani më janë të përkushtuar të konsumojnë prodhime vendore po njëherë dhe kërkojnë më shumë. Po ka edhe nga ata që kanë rezerva po kryesisht nga mos dija dhe mos njohja e realitetit.
Gazeta Fjala: A ka ndikuar në të mirë pakoja e re fiskale për bizneset vendëse?
Piraj: Pakoja fiskale më biznesin tonë ka ndikuar shumë mirë, është një gjë e mirë që na ka ndodhur pasi që nuk e paguajmë TVSH-në në kufi dhe kësisoj kemi një sasi më të madhe të parave në dispozicion. Shpresojmë që së shpejt të eliminohet dhe taksa për lëndë të parë ashtu që të jemi të barabartë me prodhuesit e CEFT-as që eksportojnë produkte finale në Kosovë pa taksë doganore.
Gazeta Fjala: A po krijohet ambient i përshtatshëm për të bërë biznes në Kosovë apo po vështirësohet gjithnjë e më tepër?
Piraj: Unë kësaj pyetje ju përgjigja pjesërisht më lartë, në disa aspekte ka pak lehtësime siq e përmenda doganën mirëpo në disa aspekte gjërat po përkeqësohen. Mendoj se mentaliteti i disa individëve që kanë pozita në institucionet tona duhet të ndryshohet, ata nuk duhet ti shikojnë kompanitë si pronë private sepse edhe pse ato në shikim të parë kanë një pronarë kompanitë janë pasuri Kombëtare dhe duhet të bazohen në ligje e jo në fjalë, rekomandime, urdhra etj. Ne duhet ta braktisim kohën e kaluar, e kemi gojën plotë me demokraci e ekonomi të tregut e me Evropë e Amerikë e ku ta di unë a në praktikë i bëjmë gjërat sikur me qenë një vend diktatorial. I bëjë apel të gjithëve që kanë pozita e hanë bukën e fukarasë të angazhohen për mirëqenien vendit tonë sepse mjaftë kemi vuajtur nga të huajt mos të vuajmë nga diktatura jonë.
Gazeta Fjala: Sa po ju krijojnë hapësirë supermarketet prodhimeve vendëse. Flitet se ato shpesh janë dëmtuesit më të mëdhenj të prodhimeve vendëse duke mos u krijuar hapësirë të mjaftueshme krahas atyre të importit?
Piraj: Sa i përket supermarketeve unë po e përdor një fjalë të urtë popullore “ Bajraku në thes nuk futet” , nëse i viziton ato do të sheh se ballinat me çfarë produkte i kanë, po prapë i falënderojmë që së paku po vazhdon bashkëpunimi. Në këtë hallakamë të zhvillimit të hovshëm të supermaketeve për një treg të vogël si Kosova patjetër se dikush to ta pësoj mirëpo shpresojmë se prodhuesit vendorë të mos preken financiarisht. Ka nevojë për një kontroll më të madh të shtetit dhe aplikim të metodave mbrojtës ligjore për zbatimin e kontratave të pagesave që të mos lihen në mëshirë ekonomia e jonë e cila sapo ka filluar pak ti hapë sytë sepse larg jemi nga ajo që duhet të jemi, do të mburremi kur ti ndalim fuqinë punëtore të mos migroj dhe të ofrojmë jo vetëm punësim për të gjithë po të krijomë mirëqenie , ekonomike, shëndetësore, mjedisore etj. Është bërë tani më i njohur apeli i jonë i vazhduar i cili pres të pranohet shumë seriozisht nga masa: Ju lutem, konsumoni prodhime vendore! – nuk e kam fjalën për prodhime të mishit po krejt çka është vendore nga ara, vreshtat, serat në tryezë, nga druri, tekstili, metalet, shërbimet, konsulencat, marketingun, ndërtimet, materialet etj etj.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-