Opoja.net
Meka Mish

Çdo vit në botë 15 milionë foshnje lindin prematurë

Çdo vit, në të gjithë botën 15 milionë foshnje lindin prematurë, përpara kohës normale të shtatzënisë, e cila shkakton rreziqe për shumë ndërlikime, shkruan Anadolu Agency (AA).

Foshnjat e lindura përpara javës së 37 të shtatzënisë cilësohen prematurë, ndryshe lindje e parakohshme, për të cilën është theksuar se shumë herë shkaktohet nga sëmundjet kronike siç janë shtatzënia e shumëfishtë, infeksioni, diabeti dhe presioni i lartë i gjakut, ku për këtë mund të jetë efektiv edhe transmetimi gjenetik.

Lindjet prematurë ndahen në tre grupe sipas numrit të javëve kur lind foshnja, nga të cilët në grupin e parë janë “prematura ekstreme” për foshnjat që lindin para 28 javëve, grupi “shumë” për foshnjat e lindura 28 deri në 32 javë dhe “prematurë e lehtë” për të lindurit në javën 32 deri në 37.

Sipas të dhënave për vitin 2018 të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), në botë lindin prematurë të paktën një nga 10 foshnje në vit, pra 15 milionë foshnje, dhe se kjo shifër rritet çdo ditë e më shumë. Shkalla e lindjeve prematurë në 184 vende varion midis 5 dhe 11 për qind.

– Lindja prematurë, shkak kryesor i vdekjeve tek fëmijët nën 5 vjeç

Vërehet se lindjet e parakohshme në të gjithë botën janë shkaku kryesor i vdekjeve të fëmijëve nën 5 vjeç dhe se rreth një milion fëmijë vdesin në këtë rang moshe çdo vit.

Tek shumë nga ata që arrijnë të mbijetojnë për shkak të komplikimeve të shkaktuara nga lindja prematurë vërehen probleme si çrregullime të të mësuarit, probleme vizuale dhe dëgjimit që do të zgjasin përgjatë gjithë jetës.

Në kujdesin themelor si ajo e mbajtjes të ngrohur, ushqyerjen me gji, eliminimin e infeksionit dhe vështirësisë së frymëmarrjes që zbatohen për të mbajtur gjallë foshnjat prematurë vërehen dallime shumë të mëdha mes vendeve të pasura dhe ato të varfra.

– Vendet e varfra nuk arrijnë të mbajnë gjallë fëmijët prematurë

Në vendet e varfra, gjysma e foshnjave të lindura në javën 32 ose më parë humbin jetën e tyre pasi nuk shohin kujdesin e nevojshëm dhe pothuajse të gjitha foshnjat e prematurë në vendet e pasura jetojnë. Ekspertët, theksojnë se tre të katërtat e këtyre vdekjeve mund të parandalohen nëse bëhen ndërhyrjet e nevojshme.

Në vendet me mirëqenie të ulët, më shumë se 90 për qind e foshnjave “pramaturë ekstreme” vdesin në javët e para të jetës, ndërsa në vendet e pasura kjo normë bie nën 10 për qind.

Më shumë se 60 për qind e lindjeve prematurë (të parakohshme) ndodhin në Afrikë dhe në Azinë Juglindore. Në vendet me të ardhura të ulëta, para kohe lindin mesatarisht 12 për qind e foshnjave dhe 9 për qind në vendet me të ardhura të larta.

– India në vend të parë për lindjet prematurë

Në botë 10 vendet e para ku vërehen më shumë lindjet prematurë janë renditur si në vijim; India 3 milionë e 519 mijë e 100, Kina 1 milion 172 e mijë e 300, Nigeria 773 mijë e 600, Pakistani 748 mijë e 100, Indonezia 675 mijë e 700, SHBA 517 mijë e 400, Bangladeshi 424 mijë e 100, Filipinet 348 mijë e 900, Republika Demokratike e Kongos 341 mijë e 400 dhe Brazili 279 mijë e 300.

Ndërsa 10 vendet e para ku vërehen më shumë lindje prematurë në çdo 100 lindje, janë Malavi me 18.1 për qind, Ishujt Komoros dhe Kongo me 16.7 për qind, Zimbabve me 16.6 për qind, Guinea Ekuatoriale me 16.5 për qind, Mozambiku me 16.4, Gabon me 16.3 për qind, Pakistani me 15.8 për qind, Indonezia me 15.5 për qind dhe Mauritania me 15.4 për qind.

Gjiganti

Mos i humb

Të mirat dhe të këqijat për të punuar në Zvicër

Opoja.net

3.1 milionë të papunë gjetën punë në BE

Opoja.net

Luhatjet e çmimeve të naftës po ndikojnë në rritjen ekonomike botërore

Opoja.net

Sot mbahet Samiti për Ballkanin në Berlin

Opoja.net

70 vjet NATO

Opoja.net

Nuk u pranua në Universitetin e Prishtinës, pranohet në Universitetin e Gjenevës

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net