Opoja.net
Meka Mish

Çmimet e konsumit u rritën në shkurt për 0.4 për qind

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) përmes “Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” për muajin shkurt të vitit 2019 ka bërë të ditur se inflacioni mujor i matur ishte 0.4 për qind.

Sipas njoftimit, në ngritje të çmimit ndikuan rritja e çmimit të bukës dhe drithërave, teksa në neutralizim ndikuan rënia e çmimit të energjisë, gazit e lëndëve djegëse.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0.4% në muajin shkurt 2019, krahasuar me muajin janar 2019. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (0.5%); pemë (4.9%); perime (5.7%); veshje (2.9%); këpucë (1.7%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.5 për qind në IHÇK”, thuhet në njoftim. “Ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupi i COICOP-it: energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (-1.6%); rënia e çmimit të drunjve të zjarrit për ngrohje, me një ndikim të këtij nëngrupi prej (-0.1%) në IHÇK”.

Ndërkaq, shkalla vjetore e inflacionit, e matur në muajin shkurt 2019 me muajin shkurt 2018 ishte 3.2%.

Edhe në krahasim njëvjeçar, ndikimin më të madh e patën rritja e çmimit të bukës dhe drithërave, teksa neutralizimin e bënë pemët.

“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (10.5%); mish (3.6%); qumësht, djathë dhe vezë (6.2%); perime (29.0%); pije alkoolike (2.9%); duhan (3.6%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (3.0%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (4.4%); ngritja e çmimit të naftës dhe benzinës, shërbimet hoteliere (1.5%); kujdes personal (2.1%); gjëra personale (3.8%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 3.4 për qind në IHÇK. Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupi i COICOP-it: pemë (-11.0%), me një ndikim të këtij nëngrupi prej (-0.2 %) në IHÇK”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Gjiganti

Mos i humb

Autostradat, top-prioritet i qeverive të Kosovës

Opoja.net

Bytyqi: Jemi të përkushtuar që të gjithë në Kosovë të përfshihen në arsimim dhe edukim

Opoja.net

Sot lansohet fushata “Të gjithë jemi këmbësorë”

Opoja.net

Takimi Merkel – Haradinaj, vendimtar për taksën dhe vizat

Opoja.net

Përmirësohet moti, sot temperatura më të larta

Opoja.net

Ish-luftëtari i UÇK-së detyrohet t’ua ndërpresë fëmijëve shkollimin (Video)

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net