Deputetja e AAK-së flet në Kuvend për mungesën e një gjinekologu në Dragash

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Teuta Haxhiu, deputete nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka shprehur shqetësimin e saj për mungesën e një mjeku gjinekolog në Komunën e Dragashit. Haxhiu ka thënë se “ ka marr ankesa kryesisht nga femrat e kësaj komune për mungesën e një mjeku apo mjeke të gjinekologjisë”, shkruan Telegrafi.

“Komuna e Dragashit nuk e ka një mjek të vetëm gjinekolog dhe kërkesa e tyre është që ta kenë një mjek gjinekolog. Kërkesa e tyre është që femrat mos të udhëtojnë disa kilometra, për të kryer shërbimet e tyre. Kërkesa e tyre është që nuk e kanë një femër police në Komunën e Dragashit”, ka thënë ajo.

Kjo çështje është adresuar shumë herë edhe nga qytetarët, si dhe nga akterë të tjerë politikë në Komunën e Dragashit, por ende nuk ka marrë ndonjë zgjidhje konkrete.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-