Opoja.net

Dhjetë gjërat që duhet t’i dini për qytetin e Kievit ku zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve

Sport

Real Madridi është edhe një herë në finale, ku do ta kërkojë trofeun e 13-të, ndërsa përballë është një tjetër klub me renome, Liverpooli, që lufton për trofeun e gjashtë.

Finalja e Kiev zhvillohet me 26 maj, ndërsa për tifozët që atje duan të jenë ka disa mënyra.

Janë 10 gjëra që duhet t’i dini para se të mbërrini në kryeqytetin ukrainas.

Nga sa bileta i kanë klubet? 

Secili klub ka në dispozicion 17,000 bileta. Kjo i bie që Real Madridi ka 1,000 më shumë se sa në Cardiff.

Los Blancos kanë filluar t’i shesin nga 2 maji të mërkurën.

Sa do të kushtojë një biletë? 

Çmimi i biletave do të shkojë nga 55 deri në 450 euro. Stadiumi do të ndahet në dy kategori me kategorinë e parë që është më e shtrenjtë.

Biletat BVIP ku përfshihet edhe darka dhe shumë opsione tjera shojnë nga 1,7000 deri në 5,000 euro.

Fluturimet

Fansat e Real Madrid do të kenë paksa vështirësi që të udhëtojnë në Kiev.

Nuk ka fluturime direkt nga Spanja, por duhet sakrifica për ta parë ndeshjen.

Për të fluturuar në Kiev me 25 maj, dhe për tu kthyer një ditë pas duhet tetë orë dhe një çmim prej 700 deri në 1,000 euro.

Si mund të shkosh në qendër të qytetit nga aeroporti?

Aeroporti Ndërkombëtar Boryspil i Kievit ndodhet 35 kilometra nga qendra e qytetit dhe me taksi udhëtimi të merr 30 minuta për një çmim të përafërt prej 12 euro.

Një tjetër mundësi është që të shkosh me autobus, me një kosto ekonomik prej 2.50 euro për një kohë udhëtimi prej një ore.

Strehim

Çmimi mesatar për një natë në një hotel është afër 1,200 euro.

Çmimet për ditën e finales së Kievit janë në majë. E vetmja alternativë është të kalosh një natë më të lirë duke qëndruar në periferi të qytetit.

Dokumentacioni

Për ata që kanë pasaportë të BE, është e nevojshme për të marrë vizë në Ukrainë.

Nga Kosova duhet të kesh vizë që të futesh në këtë vend.

Ku ndodhet stadiumi?

Stadiumi Olimpik është i vendosur në qendër të qytetit, vetëm 30 minuta nga Sheshi i Pavarësisë.

UEFA po punon që të ketë qasje më të rehatshme si dhe sigurti. Stadiumi do të ketë një kapacitet prej 63,000 tifozë në ditën e fundit.

Monedha

Ukrainasit përdorin Grivën (hryvnia) si njësi monetare. Për ndryshim, 1 hryvnia është e barabartë me rreth 3 euro cent.

Sa kushton për të ngrënë dhe pirë në Kiev?

Çmimet janë relativisht të lira. Një pije e lehtë mund të kushtojë rreth 40 cent dhe një birrë pak mbi 1 euro.

Megjithatë, është e mundur që këto çmime të jenë të fryra për ditën e ndeshjes.

Ushqimi është gjithashtu i lirë dhe në një restorant me ushqim të shpejtë mund të ushqeheni me rreth 2.50 euro.

Çfarë mund të duhet të bëni para finales?

Kiev ofron një shumëllojshmëri tërheqëse kulturore për tifozët që do të jenë atje për finalen.

Katedralja e Shën Sofisë, statuja e Atdheut, Manastiri dhe Shpella, si dhe rruga e famshme e Khreshchatyk janë vetëm disa nga vendet që duhet vizituar.

Përveç kësaj, Festivali i Ligës së Kampionëve do të mbahet në mes të 24 majit dhe 27 maj, ku ka muzikë, ngjarje sportive dhe një atmosferë të mirë për të shijuar orët që çojnë në lojë. /Telegrafi/

Mos i humb

Xhaka i rikthehet stërvitjeve para sfidës me Liverpoolin: Po ndjehem mirë

Opoja.net

Ronaldo paralajmëron pensionimin: Mund ta lë futbollin vitin e ardhshëm

Opoja.net

Kosova probleme me lëndimet, Challandes vështirë t’i zëvendësojë

Opoja.net

Pesë trajnerët që kanë shpenzuar më së shumti në histori të futbollit – Mourinho lider

Opoja.net

E jashtëzakonshme: 1 milion e 871 mijë kërkesa për biletat e ndeshjes Kosovë – Çeki

Opoja.net

Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë – Çeki në kohë rekord

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net