Opoja.net
Meka Mish e re

Diego Maradona lirohet nga spitali, gëzon fansat (video)

Diego Maradona lirohet nga spitali, gëzon fansat (video)

Legjenda e futbollit të Argjentinës, Diego Maradona, ka lënë spitalin në Buenos Aires, ku u pranua pasditen e së premtes, pas shqetësimeve që lindën nga një kontroll mjekësor rutinë.

Sapo u dha alarmi, Diego u vizitua në klinikë nga motrat e tij, vajzat Giannina dhe Jana, si dhe djali Diego Junior, i cili ndodhet në Argjentinë për pagëzimin e djalit të tij, Dieguito Matias.

Vetëm pak orë para këtij shtrimi në spital, agjenti i Maradonës, Matias Morla, kishte njoftuar se klienti i tij kishte arritur një marrëveshje për rinovimin e një kontrate vjetore me Dorados, klubi meksikan i divizionit të dytë, me të cilin arriti triumf në kampionat.

Megjithatë, kthimi i tij në Meksikë do të duhet të presë, pasi mjekët, pasi e kanë nxjerrë nga spitali, e kanë detyruar të qëndrojë në Buenos Aires për t’u trajtuar.

Dje u dha lajmi se Maradona ishte diagnostikuar me hemoragji në stomak dhe do t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjikale për të eliminuar problemin e shfaqur. Por, qëndrimi në spital ka qenë i shkurtër, ndryshe nga sa mendohej.

Më herët, gjatë ditës së premte, ishte folur mbi faktin se Maradona nuk kishte dalë në stërvitje me ekipin meksikan, Dorados, duke hamendësuar për probleme me shëndetin.

Fillimisht ishin televizionet argjentinase, që kishin aluduar se Maradona po vuante nga depresioni, pas ndarjes me të dashurën Rocio Oliva. Gjithsesi, lënia e spitalit tregon se nuk bëhet fjalë për gjë serioze. /FaktePlus

KG 4

Mos i humb

Hazard debuton te Real Madridi me fanellën me numër 50, arsyeja është unike

Opoja.net

I jashtëzakonshmi Celina, shënon gol spektakolar nga gjuajtja e lirë

Opoja.net

Unitedi mposht Interin në International Champions Cup

Opoja.net

Xherdan Shaqiri promovon fanellat e treta të Liverpoolit

Opoja.net

Lajm i madh nga Arbër Zenelin

Opoja.net

Maldini: Modric është perfekt për Milanin

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net