Disa njerëz na vijn në jetë si begati

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Artikuj

Ka njerëz që kur ju flet për dhembjen, ata të flasin për shpresën, ata janë begati nga Allahu!!

2. Jeta e disa njerëzve e tëra është udhëtim ndriçimi. I ndriçojnë ata që i kanë përreth, nganjëherë me ide, e nganjëherë me shprehje të bukur, e nganjëherë me libër, e nganjëherë me buzëqeshje!

3. Disa njerëz në jetën tonë janë si copa e ëmbëlsirës, me ta na ëmbëlsohet e ithëta e ditëve. Zot ruaji ata dhe mbroji dhe na bashko me ta në Xhenet!

4. Ka zemra që janë krijuar të mbjellin shpresë në shpirtrat e zbrazëta që i shkatërroi dhembja!

5. Ai që të bën të buzëqeshësh pas të qarit, është person që vlera e tij s’mund të përcaktohet!!

6. Janë disa njerëz që nuk dua me ta t’i shkëputi lidhjet, dua që ata të jenë me mua deri ditën e fundit të jetës sime!!

7. Gjëja më e bukur në jetë është të kesh shok, i cili të lexon pa fjalë, të kupton pa mos fol, dhe të donë pa interes!!

8. Ka persona që edhe atëherë kur janë në gjendjen më të rëndë shpirtërore të flasin me edukatë, ata janë të vetëm që e meritojnë respektin!

9. Të mrekullueshëm janë ata që gjendjen afër teje kur ke nevojë për ta!

10. Ka njerëz që kur i takojmë ndjehemi sikurse e kemi takuar veten!

11. Të kesh njeri afër i cili të kupton edhe ti atëherë kur vetveten nuk e kupton, kjo në të vërtet është gjë e çmueshme.

12. Nuk ka më mirë se të gjesh një zemër e cila të donë pa mos kërkuar nga ti asgjë tjetër përveç se të jesh mirë!!

13. Disa njerëz e lexojnë pikëllimin tënd nga sytë e tu, edhe madje kur ti je i buzëqeshur!

14. Një ditë nga ditët ka mundësi ta përfitosh një zemër e cila do ta zëvendëson gjithë atë që e ke humbur në jetën tënde!

15. Disa kujtime është shumë rëndë të harrohen sepse një ditë nga ditët ato na bënin të ndjehemi shumë mirë!

16. Ceket se, nëse e sheh një person se e shpeshton të folurit me ty dhe jo me të tjerët, dije se ai rehatohet kur flet me ty, prandaj mos e humb atë!!

17. Personi që të sillet nëpër mend dhe të pengon të flesh, zakonisht ai është përgjegjës për lumturinë dhe pikëllimin tënd në jetë.

18. Në jetën e çdo njërit nga ne, më herët a më vonë, do të paraqitet një personalitet i cili do të na bën të përmirësohemi përgjithmonë.

19. Disa njerëz e meritojnë t’i presim tanë jetën, e disa të tjerë nuk e meritojnë as t’i shikojmë dy herë.

20. Disa njerëz për ne janë si yjet, nuk i shohim shpesh, mirëpo përmallohemi për ta shumë shpesh. Yjet paraqiten natën dhe e zbukurojnë qiellin, kurse ditën humbin dhe qielli pa to mbetet bosh, dhe për ne, disa njerëz kur paraqiten na e ndriçojnë jetën, e kur largohen nga ne, jeta pa ta duket bosh. Mirëpo, shpresa është shumë e madhe se ata do të na kthehen, ashtu si kthehen yjet natën, e ndriçojnë dhe e zbukurojnë qiellin, dhe ata me lejen e Allahut, shpresojmë se do të kthehen dhe do të na ndriçojnë dhe zbukurojnë jetën tonë!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-