Opoja.net
Meka Mish

Disa përdorues të Facebook po shohin mesazhet e vjetra që shfaqen gabimisht

Disa përdorues të Facebook janë duke u ballafaquar me një virus të ri të çuditshëm në faqen e internetit të rrjetit social, pasi mesazhet e vjetra në historinë e tyre po dalin në sipërfaqe sikur të ishin të reja.

Raportet filluan të shfaqen në Twitter, ndërsa përdoruesit kryesisht u ankuan për faktin se po tregoheshin kujtime të turpshme apo edhe të dhimbshme.

Ndryshe nga funksioni “On This Day”, i cili u lansua tek përdoruesit në vitin 2015, duket se këto kujtime nuk po shfaqen me dashje, por më tepër për shkak të një çështjeje ende të paidentifikuar.

Facebook vetë ka konfirmuar për The Verge se disa përdorues janë me të vërtetë duke parë mesazhe të vjetra mes të rejave dhe ata po punojnë për një rregullim:

“Disa njerëz po shohin mesazhe më të vjetra në Facebook.com. Ne jemi të vetëdijshëm për këtë çështje dhe jemi duke punuar në mënyrë aktive për ta zgjidhur atë sa më shpejt që të jetë e mundur. Kërkojmë ndjesë për shqetësimin “.

Ashtu si me çdo gjë në Facebook, historia juaj e mesazheve ruhet në platformë një kohë të pacaktuar dhe mund të mos gjendet vetëm nëse përdoruesi zgjedh t’i fshijë ato.

Për shkak të kësaj, është gjithmonë e mundur që ky problem të ndodhë, edhe pse është ende diçka e çuditshme. Nëse ju keni hapur rrjetin social sot vetëm për të gjetur gjëra që dëshironi të harroni, mund të jetë një kohë e mirë për t’i fshirë ato kujtime përgjithmonë. /Telegrafi/

Mos i humb

Aplikacioni i popullarizuar, që është shkarkuar më së shumti

Opoja.net

Facebook do t’i paguajë njerëzit për informacionet se si e përdorin telefonin

Opoja.net

Instagram prezanton aftësinë e shtimit të teksteve të këngëve në Instagram Stories

Opoja.net

Hakerat mund të marrin fjalëkalimin tuaj duke dëgjuar se si i shtypni shkronjat

Opoja.net

Windows 10 përforcon pozitën prijëse mes sistemeve operative desktop

Opoja.net

AMD prezantoi procesorët 12-core, me çmim shumë ekonomik (Foto)

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net