Dispozita e uthullës që bëhet prej verës

Opoja.net Opoja.net Artikuj

Kur vera të fermentohet, gjegjësisht kur shndërrohet në uthull nga vetvetiu, ajo është e lejuar dhe e pastër me kon­cen­zusin e dijetarëve musliman (ixhma). Ndërkaq, nëse kjo është realizuar përmes përpunimit dhe intervenimit të njeriut, si për shembull përmes futjes së kripës, bukës, qepës, uthullës apo një elementi të caktuar kimik, për këtë juristët islamë kanë qëndrime të ndryshme. Disa prej tyre kanë thënë: “Ajo pastrohet dhe lejohet të përdoret për shkak të ndryshimit të esencës së saj dhe eliminimit të cilësisë prishëse në të”, kurse disa tjerë thonë: “Nuk pastrohet dhe nuk lejohet të shfrytëzohet, sepse ne jemi urdhëruar t’i largohemi, ndërkaq me lejimin e saj bëhet afrimi kah ajo, andaj edhe nuk lejohet”.

Këshilli, pasi i shqyrtoi argumentet e të dy palëve, për­fun­doi në miratimin e mendimit të parë, gjegjësisht pastërti­në e uthullës dhe lejimin e përdorimit të saj. Kjo ngase fer­mentimi e eliminon cilësinë negative, kurse ajo është dehja, e me këtë konfirmohet cilësia e validitetit të saj, sepse në të ka dobi të ushqimit, shërimit etj. Po ashtu, shkaku i papas­tër­tisë dhe jo lejueshmërisë është dehja e cila është elimi­nuar, ndërkaq dispozita juridike varet nga shkaku –  nëse ekziston shkaku që e ndalon, sendi përkatës është i ndaluar, e nëse jo, atëherë nuk është i ndaluar. Kjo është mbështetur me thënien e të Dërguarit të All-llahut: “Ushqim i mirë është uthulla”[1], pa mos bërë dallim në mes llojeve të uthulltave, e as që ka kërkuar prej nesh që të gjurmojmë se çfarë ka qenë në esencë.

Transmetimet që e kanë ndaluar uthullën e fermentuar, e kanë bërë këtë për t’i larguar muslimanët në fillim, ashtu që mos të tregohen neglizhentë.

 

Këshilli Evropianë për Fetva dhe Gjurmime, Vendimi 12 (7/4)

Përktheu nga arabishtja: Bashkim Aliu

________

[1] Hadithin e transmetojnë Muslimi (nr. 2051), Tirmidhiu (nr. 1840), Ibn Maxhe (nr. 3316) prej hadithit të Aishes. Po ashtu e transmetojnë Muslimi (nr. 2052), Ebu Davudi (nr. 3821), Tirmidhiu (nr. 1842), Nesaiu (nr. 3796) dhe Ibn Maxhe (nr. 3317) prej hadithit të Xhabir ibn Abdullahut.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-