Opoja.net
Meka Mish

Dragash: Anulohet për të gjashtën herë kontrata për ujësjellësin kryesor

Komuna e Dragashit për të gjashtën herë ka anuluar njoftimin për dhënien e kontratës për projektin e vazhdimit të punëve në ujësjellësin kryesor. Sipas sqarimit të dhënë nga kjo komunë ky akt është nxjerrë bazuar në vendimin e Organit Shqyrtues të Prokurimit, me anë të të cilit kjo lëndë është kthyer në rivlerësim.

Në njoftimin e Komunës së Dragashit të publikuar të hënën në Sistemin Elektronik të Prokurimit shkruan se arsyeja e anulimit të njoftimit të dhënies së kontratës është: “një urdhër i lëshuar nga OSHP-ja kërkon anulimin e njoftimit për dhënie të kontratës” dhe se do të ketë “rivlerësim të aktivitetit të prokurimit”, shkruan sot Koha Ditore.

Ditë më parë, OSHP-ja ka marrë vendim që të ‘anulohet njoftimi për dhënie të kontratës lidhur me aktivitetin e prokurimit ‘Ujësjellësi kryesor – vazhdim i punimeve (projekt trevjeçar)… dhe lënda të kthehet në rivlerësim”.

Gjykata e tenderëve ka aprovuar si pjesërisht të bazuar ankesën e operatorit ekonomik “Puna” dhe “Infra plus”, që pati pretenduar se Komuna ka shkelur dispozitat e LPP-së në këtë aktivitet të prokurimit.

Mos i humb

Kryetari Shabani anulon konkursin për mësimdhënës të kimisë në shkollën e Kosavës

Fari Kolloni

Banorët e Blaçit mbesin mbi 35 orë pa ujë, akuzojnë Komunën dhe operatorin ekonomik për keqmenaxhim të projektit

Fari Kolloni

Qytetari nga Brruti: zv/Kryesuesi i KK në Dragash e udhëheq komunën paralele të Gorës

Fari Kolloni

Nga QKMF e Dragashit paratë nuk depozitohen me kohë në llogari

Fari Kolloni

Drejtoria e Arsimit në Dragash nuk jep llogari për pagesat jashtë orarit dhe përvojat e punës

Fari Kolloni

Komuna e Dragashit do të blejë disa aparatura për QKMF-në

Fari Kolloni
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net