Dragashi kremton Ditën e Çlirimit

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Komuna e Dragashit, përmes aktiviteteve të ndryshme, sot ka shënuar 15 Qershorin – Ditën e Çlirimit. Fillimisht, është mbajtur “Akademi Solemne” në sallën e Kuvendit Komunal, janë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Dragash e Buqe, ndërsa aktiviteti qëndror, është mbajtur në Platon e Qytetit ku është shfaqur programi kulturo – artistik.

Në Akademi Solemne ishte i pranishëm edhe Komandant Ruzhdi Saramati, ku para të pranishmeve në akademi tha se është vlerë e lartë ta duash atdheun me shumë se jetën.

1378105_426620050851158_180660897097069766_n

Pas Akademisë janë bërë homazhe tek varrezat në Dragash e Buqe, ku me pas është vazhduar me një program kulturo – artistik.

Në programin kulturo – artistik, i cili u mbajtë në Platon e Qytetit të Dragashit, ishin pjesmarrës disa pika më të suksesshme nga “Festivalit Rinor – 2015”, ndërsa mos të harrojmë edhe aktivitetin i cili është mbajtur dje në Mejdan të Opojës, Vrapimi i Kuajve për “Ditën e Çlirimit të Dragashit” (Opoja.net)

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-