Opoja.net
Meka Mish e re

Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve: Kemi nevojë për kirurgë të profilizuar

Në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, aktualisht janë 13 kirurgë të fëmijëve, por që vlerësohet se ka mungesë të kirurgëve të profilizuar.

Profilizimi i kirurgëve ka qenë një nga temat që është trajtuar në simpoziumin e parë mbarëshqiptarë të kirurgëve pediatrik me pjesëmarrje ndërkombëtare, që është mbajtur gjatë javës që shkoj, ndërsa janë trajtuar edhe tema siç është kirurgjia neonatale, kirurgjia abdominale, kirurgjia terakale pediatrike, urologjike dhe trauma e fëmijëve.

Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve, Murat Berisha, në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se në këtë simpozium është shtruar edhe çështja e nevojës që në Kosovë të ketë më shumë kirurgë të profilizuar.

“Në Prishtinë janë 13 kirurgë të fëmijëve, në Pejë janë dy, në Gjilan janë dy, në Gjakovë janë dy…Nuk është i mjaftueshëm, ka nevojë edhe më tepër që të profilizohen, të gjithë kirurgët e fëmijëve duhet të profilizohen, madje është shumë e nevojshme…Ka mungesë të profilizimit, por ne planifikojmë që të kemi profilizime në të ardhmen për të gjithë kirurgët e fëmijëve, për arsye se puna do të jetë më e suksesshme. Këtu do të përfitojnë të gjithë, por më së shumti fëmijët që kanë nevojë për trajtim”, ka thënë ai.

Duke qenë se ende nuk ka përfunduar ndërtimi i Klinikës së Pediatrisë, Klinika e Kirurgjisë së Fëmijëve operon në Klinikën e Kirurgjisë, ku ka kapacitet prej 35 shtretërve dhe ka 2 salla operatore.

Përfundimi i ndërtimit të Klinikës për Berishën është shumë i rëndësishëm, pasi sipas tij, do të kenë mundësi që të ofrojnë shërbime më kualitative për fëmijët.

“Kirurgjia e fëmijëve ka punuar rregullisht, ka punuar mjaftë, mendojmë që duhet të avancohet sa i përket trajtimit kirurgjik me disa investime kapitale që i bënë Ministria dhe drejtoria e ShSKUK-së dhe do të realizohen edhe intervenime të tjera që nuk janë realizuar deri më tani në Kosovë…Sfidë kryesore është kirurgjia neonatale, fëmijët e porsalindur, mirëpo me hapjen e spitalit të ri të kirurgjisë së fëmijëve dhe me investimet në aparaturë për kirurgji të fëmijëve ajo do të tejkalohet”, ka deklaruar ai.

Krahas investimeve në aparaturë, drejtori i Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve, ka deklaruar se shumë e rëndësishme është edhe investimi te personeli shëndetësor, e kjo është një nga arsyet që edhe e kanë organizuar simpoziumin e kirurgëve mbarëshqiptarë.
“Kirurgjia e fëmijëve ka nevojë për trajnime vazhdimisht, kjo do të llogaritet si një trajnim i vazhdueshëm që mendojmë të jetë tradicional edhe në të ardhmen, në mënyrë që të përcillen përvojat tona, kolegëve tanë në Zvicër apo në Shqipëri, Maqedoni, dhe anasjelltas…Kur filluam e pamë që ishte shumë e nevojshme të kemi një takim ne kirurgët e fëmijëve që sado pak të përcillet përvoja e njërit tek tjetri dhe kjo po bëhet për të mirën e fëmijëve tanë që të trajtohen në Kirurgjinë e fëmijëve”, ka potencuar ai.

Sipas tij, bashkëpunimi në mes kirurgëve është shumë i rëndësishëm, pasi kirurgët do të kenë mundësi të diskutojnë dhe të shkëmbejnë përvoja të ndryshme. Për këtë Berisha, thotë se shpreson që simpoziumi të bëhet tradicional.

“Vazhdimisht kirurgët e fëmijëve kanë shkuar në trajnime, vazhdojnë të shkojnë dhe në të ardhëm mendojmë me takime si sot ky bashkëpunim do të jetë edhe më i gjatë dhe mendojmë që duhet të hapen rrugë të reja për trajnime të mëtejshme për kirurgët e fëmijëve…Që të hapen rrugët e reja për trajnime të kirurgëve të fëmijëve me vendet e zhvilluara ku ndodhen këta kirurgë shqiptarë, që punojnë dhe veprojnë dhe e bëjnë një punë shumë të madhe…Shpresoj që do të jetë tradicional, të gjitha janë dakord qysh kanë qenë dakord që ta mbajmë këtë në një disponim shumë të mirë të jetë tradicional në të ardhmen”, është shprehur ai.

Në simpoziumin e parë mbarëshqiptar të Kirurgjisë Pediatrik kanë marrë pjesë kirurgë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Austria, Zvicra dhe Gjermania.

KG 3

Mos i humb

Arrestohet serbi i dyshuar për vrasjen e civilëve gjatë luftës në Lipjan

Opoja.net

“Presidenti do ta mbyllë marrëveshjen finale me Serbinë”

Opoja.net

Çfarë e pret Ramush Haradinajn?

Opoja.net

Komandanti i NATO-s për Evropë: Dialogu Kosovë-Serbi, garanci për stabilitet

Opoja.net

Pika kufitare Restelicë-Strezomir e hapur nga sot

Opoja.net

Edhe Jakup Krasniqi ftohet nga Specialja në Hagë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net