Opoja.net
Meka Mish

Dy gjëra që përmirësojnë kujtesën

Nëse vëreni që keni filluar të keni probleme me kujtesën, atëherë janë disa shprehi që mund t’i kultivoni për ta luftuar humbjen e kujtesës. Kjo përveç këshillave mjekësore që mund t’i merrni nga mjeku.

Kujtimet mund të dëmtohen nëse truri nuk ka kohë të mjaftueshme për t’i konsoliduar ato. Më shumë se një shekull më parë, shkencëtarët gjermanë treguan se njerëzit ishin pothuajse dy herë më mirë në testet e memories nëse morën pushime. Kohët e fundit, studiuesit e neuroneve kanë treguar se disa pacientë amneziste dhe vullnetarë të shëndetshëm janë më në gjendje të mbajnë në mend listat e fjalëve nëse detyra është pasuar nga periudha e kohës së qetë.

Pak stres e më shumë gjumë

Fjetja e mirë ndihmon në përforcimin e kujtimeve episodike – atyre qe lidhen me kohën dhe vendin. Ekzistojnë gjithashtu dëshmi te konsiderueshme se faza e gjumit REM luan një rol jetësor në konsolidimin e kujtimeve që kanë të bëjnë me aftësitë e të mësuarit motorik, të tilla si mësimi për të luajtur një instrument muzikor ose udhëtimi me biçikletë.

Stresi ndikon në kujtesën në mënyra të ndryshme, varësisht kur ndodh ngjarja e vështirë. Lirimi i shpejtë i adrenalinës si pjesë e reagimit mund të na bëjë më të vëmendshëm, por lirimi i ngadalshëm i kortizolit pengon proceset e krijimit të kujtesës.

Mos i humb

Përse lakra Kale është në kulmin e piramidës shëndetësore

Opoja.net

Në Kosovë nis zbatimi i projektit “Vizitat shtëpiake”

Opoja.net

Ilaçi më i mirë natyral për t’ia ndalë kollin fëmijës

Opoja.net

Përfitimet që i ndodhin trupit nëse nuk hani mish

Opoja.net

Çfarë është sistemi i imunitetit dhe si ta forcojmë atë

Opoja.net

Sa duhet të jetë shtypja e gjakut në bazë të moshës që keni

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net